11 valixhe mbushur me flori, çfarë mori mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i Mbretit Zog nga Shqipëria, në datat 6-7 prill 1939, është një moment vendimtar në historinë e vendit. Asokohe, Italia kishte pranuar se do të sulmonte Shqipërinë nëse mbreti Zog nuk pranonte të drejtën për t’i dhënë Italisë shumë aksese të pushtetit.

Por çfarë mori me vete Mbreti kur u largua?

I ftuar në emisionin “Opinion” historiani Artan Lame ka shpjeguar disa detaje mbi historinë.

Sipas dokumentave në Arkivin e Shtetit, cituar në “Opinion” është fjala për 178 kilogramë flori, që përllogaritur në kursin e sotëm shkon në 5 milion e 936757 Euro.

“Në autokolonën e mbretit udhëtonin edhe 11 valixhe me afro 178 kg flori që ai kishte marrë me vendim të Këshillit të Ministrave mbrëmjen e datës 6 prill të 1939-ës. Historia e floririt që Zogu mori me vete ka qenë gjithnjë objekt debati. Dokumentet e Arkivit të Shtetit sqarojnë se në datën 6 prill të 1939-ës rreth orës 21.00 Mbreti urdhëroi ministrin e Financave, Kol Thaçi, që e gjithë gjendja e Thesarit të Shtetit t’i bëhej atij prezent. Në fakt, ari i Shqipërisë ruhej kryesisht në Banka di Napoli (2454 kg ar) dhe vetëm një pjesë e vogël floriri (afro 178 kg) gjendej në kasafortën e Bankës së Shqipërisë. Arkëtari i Përgjithshëm, Ramadan Berberolli, sipas urdhrave të qeverisë, i dorëzoi Mbretit shumën prej 448535 monedhave ar në shtëpinë e Koço Kotës dhe afro 118195 monedha, vonë në mesnatë në shtëpinë e vëllait të Mbretit në afërsi të Stadiumit të sotëm “Qemal Stafa”. Zogu i zhvillonte mbledhjet e qeverisë aty. Sipas dokumenteve Mbreti Zog tërhoqi në total 566975.5 franga ari. Thuajse gjithë atë që kishte në dispozicion Thesari Shqiptar. Nisur nga llogaria që një Napolon Flori përbëhej nga 20 Franga ar, Mbreti kish marrë me vete një shumë prej 27848 Napolonash flori. E kalkuluar me kursin e floririt të sotëm (Kursi i datës 10 Shtator 2014), rezulton se Mbreti Zog kish marë me vete, një shumë të barabartë sot me 5 milion e 936757 Euro. Në kujtimet e tij Mbreti sqaron se pjesa kryesore u shpërnda nën kujdesin e një komisioni prej 7 vetash për zyrtarët e dalë në Larisa, Follorinë dhe Beograd. Por askush nuk di të thotë sot sesa mund të ketë qenë sasia e arit që Mbreti posedonte personalisht dhe që e ruante në kasafortën e tij në Pallat, por ashtu si edhe bizhuteritë dhe gjërat e tjera me vlerë”.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV