Dikur i pastrehë, sot me 108 biznese/ Miliarderi: Jam më i lumtur tani, mund të fle natën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dikur një i pastrehë, John Paul De Joria është sot një ndër 500  njerëzit më të pasur të globit. Ai posedon biznese në 108 vende të botës, ndërsa ndodhet tashmë në Shqipëri për të parë mundësitë që ofron Shqipëria.

Ai ka folur gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, dhe ka treguar historinë e tij të suksesit.

Ai tha se e konsideron një arritje të jetën e tij, momentin kur mundi të paguante faturat dhe detyrimet. Me një jetë të vështirë më herët, ai pohoi se sigurisht më i lumtur është tani, sepse mundet të flejë natën.

Pjesë nga intervista

B: Dua t’iu pyes, keni qenë më i lumtur kur keni qenë i pastrehë dhe hanit mëngjese dhe dreka që kushtonin 99 centë, apo kur kishit miliarda?

J: Më i lumtur tani sepse mund të fle natën. Kur nuk ke para… Jo, me të vërtetë e kam, lërmë të të them që kur nuk ke para qëndron zgjuar natën duke menduar: nuk mund të paguaj këtë, nuk mund të bëj atë… Është e tmerrshme!

B: Në atë kohë kur donit të flinit, shkonit për të fjetur.

J: Jo, kur ke borxh shuma të madha parash nuk fle dot. Ti mendon shumë. Ndryshimi i madh është se kur vite më vonë bëra shumë para… Për t’iu përgjigjur një pyetje që nuk ma keni bëtë ende, kur e dinim që produktet Paul Mitchell do të ishin të suksesshme dhe kur do të fillonim të nxjerrim para? Çdo ditë plotësonim vetëm nevojat tona bazë. Pas dy vitesh në biznes ne ishim në gjendje të paguanim faturat tona në kohëpër herë të parë. Jo thjesht i paguanim, por ti paguanim në kohë. Atëherë na mbeten 2,000 dollarë dhe menduam se ja dolëm. Megjithatë u deshën edhe disa vite të tjera përpara se të bëhem milioner.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV