Jemi një hap pranë Luftës së Tretë Botërore/ Vjen paralajmërimi i frikshëm nga Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse vendet e tjera furnizojnë Ukrainën me raketa MLRS bota do të jetë më pranë një Luftë të Tretë Botërore.

Kështu ka deklaruar zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev, duke konfirmuar retorikat kërcënuese të Rusisë për përdormin e armëve bërthamore.

Siç raportohet nga TASS, Medvedev e përshkroi këtë si mënyrën më të shpejtë për të përshkallëzuar konfliktin me Ukrainën, siç e përshkruajnë rusët luftën.

“Mënyra më e shpejtë për të përshkallëzuar konfliktin me Ukrainën në nivelin e pasojave të një lufte botërore është furnizimi i Kievit me MLRS ,” tha Medvedev.

Dmitry Medvedev gjithashtu  këshilloi aleancën dhe qeverinë amerikane që të mendojnë me logjikë dhe të marrin parasysh rreziqet ekzistuese.

Në të njëjtën kohë, ai argumentoi se raportet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se çdo fitore ruse do të nënkuptonte humbjen e aleancës, janë një konfirmim i pjesëmarrjes së aleancës së Atlantikut të Veriut në “konflikt”.

“Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se një fitore ruse do të nënkuptojë humbjen e aleancës së Atlantikut të Veriut është një konfirmim i drejtpërdrejtë i pjesëmarrjes së aleancës në luftën kundër vendit tonë,” theksoi Medvedev.

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV