Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann i dorëzoi sot progres raportin e KE-së, qeverisë shqiptare, teksa bëri një prezantim të shkurtër të tij, vuri theksin në vijimin e reformave në vend.
Ajo vuri theksin se Shqipëria ka bërë përpara e ndërsa anë këtë fazë, ajo do të jetë gjithnjë e më shumë në monitorim nga BE.
“Lufta në Ukrainë ka afruar më shumë BE-në me Ballkanin. Kjo situatë ka vendosur zgjerimin në krye të agjendës. Çështja themelore që dua të theksoj është se Shqipëria ka mbajtur një orientim shumë të qartë, i është përmbajtur historikut të saj në përputhje me politikën e jashtme, përfshi sanksionet e Rusisë. Ka luajtur rol të rëndësishëm në KS të OKB.
Çështja e dytë që dua të theksoj, jemi në një fazë të re të procesit drejt BE. Komisioni lëvizi duke filluar procesin e analizimit të legjislacionit. Raporti I këtij viti është me rëndësi të veçantë, ofron një vlerësim të veçante ofron hapat e duhur për reformat që duhet të ndjekë Shqipëria. Shqipëria është pjesë e ligës së parë, por do të thotë se do të jeni në monitorim gjithnjë e më të imtësishëm dhe do t’ju duhet një lidership i fortë. Në përgjithësi vlerësimi i raportit është se Shqipëria ka vijuar të ketë në fokus vijimin e reformave. Raporti tregon edhe ndryshimet e fundit në BE dhe i bën thirrje qeverisë të fokusohet në avancimin e reformave së bashku me opozitën. Vijimi i reformës ka vijuar, vettingu po ashtu ka dhënë progres. Në raport flitet edhe për fusha kyçe. Shqipëria ka pasur ecuri edhe në luftën kundër korrupsionit. Duhet të vijojnë reformat për sundimin e ligjit, lipset zhvillimi i një bilanci të fortë.
Një fushë që ngrihet shqetësim është liria e fjalës. Bëhet thirrje për përpjekje më të forta për konsolidimin e të drejtave të pronësisë. Disa pr/ligje janë ende për t’u miratuar. Sa i përket kritereve ekonomike, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë. Delegacioni i BE do të vijojë në mbështetjen e vet në këtë detyrë. Dhe presion bashkëpunim me qeverinë, por edhe me institucionet e tjera kyçe.” u shpreh ajo.
Pyetur nga gazetarët, ambasadorja ka dalë kundër “pasaporta të arta”, duke sjellë se si vende të unionit që kanë ndjekur në procedurë të tillë janë ndëshkuar duke u paditur në gjykatën e drejtësisë së BE.
“Sigurisht që BE respekton sovranitetit e cilido shtet për të vendosur për skemat e nënshtetësisë, por duke pasur parasysh realitetin dhe luftën në Ukrainë, do të vinte në pah disa rreziqe, e dini që në mars KE u rekomandoi shteteve anëtare që t’i jepte fund skemave të këtij lloji, javën e shkuar një shtet anëtarë i padit në gjykatën e drejtësisë së BE për shkelje të kësaj dispozite dhe secili shtet do duhet të marrë vendimin”, tha ambasadorja.
Një koment e ka pasur edhe për amnistinë fiskale, nismë e propozuar nga qeveria shqiptare, duke e cilësuar si një rrezik për pastrimin e parave.
“Më lejoni të citoj atë që thotë raporti Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE dhe Manyval mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave”, tha ambasadorja.