Pa jetë për 90 minuta/ Ja rrëfimi i 61-vjeçarit pas kthimit: Truri im…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë kemi kuriozitet për atë se çfarë na pret pas vdekjes, gjë që mbetet ende një mister për njerëzimin.

Duket se këtij misteri i ka hedhur dritë rrëfimi i një 61-vjeçari, i cili ishte i vdekur për rreth 90 minuta pasi pësoi një goditje në zemër në vitin 2019, raporton Daily Star.

Alistair Blake ka rrëfyer pas 3 vitesh eksperiencën e frikshme të përballjes me vdekjen, përpara se të ringjallej nga mjekët.

Ai , pësoi arrest kardiak në orët e hershme të mëngjesit në janar 2019, teksa flinte pranë gruas së tij Melinda, e cila e gjeti burrin e saj duke “gurgulluar” dhe të pandjeshëm në shtëpinë e tyre në Australi .

Mendimi i shpejtë i Melindës bëri që ajo t’i kryente CPR burrit të saj, ndërsa priste me ankth që të vinte ambulanca. Pas përpjekjes për të ringjallur Alistairin për 20 minuta, mjekët e shpallën atë të vdekur klinikisht. Mjekët u përpoqën ta sillnin në jetë për më shumë se një orë, pasi ata vazhduan të administronin CPR si dhe t’i jepnin tetë goditje në gjoks me një defibrilator.

Pas 90 minutash përpjekje për të rikthyer në punë zemrën e Alistair-it, më në fund u gjet një puls.

“Teknikisht, unë isha i vdekur për 90 minuta. Më kujtohet se shkova në shtrat të shtunën në mbrëmje dhe gjëja tjetër që mbaj mend ishte zgjimi i së enjtes në mëngjes në një karrocë që shkonte nga ICU në kujdesin koronar. Truri im e ka bllokuar plotësisht atë që ndodhi mes kësaj kohe.

Shumë njerëz më pyesin nëse pashë ndonjë gjë, dhe jo, nuk pashë asgjë. Asnjë drita e ndritshme, asgjë si kjo. Është një rast që nuk e di se çfarë ka atje, por nuk më shqetëson kjo, për sa kohë që jam në formë dhe të shëndetshëm”- tregoi ai.

Të fundit

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime për A2 CNN...

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga berishizmi. Drejtuesit politikë që dështuan...

Skandal në Premier League! Yjet e futbollit kanë trukuar ndeshje

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa futbollistë të kampionatit anglez kanë...

Lajme të tjera

Web TV