“Na mbyti betoni”/ Veliaj iu përgjigjet kritikëve: Nuk e ndalim dot zhvillimin e Tiranës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Tiranë këto ditë po mbahet Forumi për Ndërtimin e Mjedisit Aktiv, FABER, që synon të promovojë praktikat e mira për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave urbane.

Sot, nga aty, krah kryebashkiakut të Prishtinës, ka mbajtur fjalën e tij kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, Veliaj e vuri theksin te nevoja që qyteti ka sot për t’u përshtatur me kërkesat e reja të kohës, për sa i përket lëvizshmërisë dhe trafikut.

“Ajo që ne kemi bërë në Tiranë është të përshtatemi dhe unë e shoh këtë si një mundësi shumë të madhe, prandaj në bulevardet apo akset kryesore u rrit kërkesa për të shtuar korsitë e biçikletave. Në bulevardin kryesor jemi në fazën ku i kemi dyfishuar dhe e kemi bërë edhe më të mbrojtur, pikërisht për makinat e mëdha,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës vuri në dukje faktin se ka ardhur koha që të mendojmë për rritjen e mëtejshme të qytetit, si një trend i pashmangshëm i zhvillimit të Tiranës, duke iu përgjigjur kështu, edhe kritikëve.

“A do të doja unë që të ndalonte fluksi i ardhjes së njerëzve në Tiranë dhe të mos jepja asnjë leje? Patjetër! Por, a e kam unë në dorë këtë? Shumë prej atyre që thonë na mbyti betoni, nuk është se jetojnë vetë në çadra, edhe këta në shtëpi betoni jetojnë. Ata thjesht kanë arritur suksesin në Tiranë dhe pasi janë rregulluar vetë thonë, thonë këta të tjerët nuk ka problem. Pra, ky ‘kanibalizmi’ urban duhet të ndalet. Duhet të kuptojmë se është destini jo vetëm i shqiptarëve, – se po të dëgjojmë analistët mendojnë se kanë shpikur ndonjë gjë të madhe, në 2050-ën 70% e botës do jetojnë në qytete, është e pashmangshme, gjithmonë e më pak njerëz do ketë në fshat, – ndaj, për sa kohë që ky është destini i botës, është më mirë të përshtatemi, të reflektojmë e të marrim vendime që i përgjigjen këtyre sfidave”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

 

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV