Raporti i Progresit, ministrja Balluku: Kemi arritur shumë, jemi krenarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të enjte është mbajtur një konferencë e përbashkët e Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku  dhe ambasadores së Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann lidhur me Raportin e Progresit 2022 për Shqipërinë.

Ambasadorja e BE i dorëzoi Ballukut Raportin duke thënë vlerësime pozitive, në lidhe me reformat e  ndërrmarra në vendin tonë.

Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se dorëzimi i këtij raporti është pikënisje për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ky raport progresi.

Balluku: Aspirat e Shqipërisë për t’u pjesë e familjes së madhe europiane është tashmë e njohur dhe e pamohueshme Në asnjë moment nuk kemi pasur iluzione të gabuara në rrugën tonë drejt integrimit. Kemi vendosur të punojmë të palodhur në këtë rrugë dhe përballë sprovave. Në 19 korrik Shqipëria nisi negociata teknike me BE. Kjo ishte fitorja e punës së palodhur të institucioneve tona. Raporti i vitit 2022 për Shqipërinë pasqyron njohjen e angazhimit të vazhdueshëm, arritjeve dhe reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur drejt rrugës së BE. Shqipëria vazhdon rrugën e negociatave dhe ka vazhduar të ruajë fokusin e përgjithshëm në agjendën e BE. Pavarësisht ngërçeve të fundit, administrate jonë e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të përparuar. Shqipëria do të përparojë më shpejt se vendet e tjera të rajonit, kam bindjen. Raporti rendit arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur në vitin 2022 pa lënë pas angazhimet tona. kemi të gjithë vullnetin që ta përshkojmë këtë rrugëtim sfidues.

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann tha se vendi ynë me nisjen e procesit të negociatave “do jetë në monitorim gjithnjë e më të imtësishëm”.

Lexo edhe :  Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

“Duhet udhëheqje e fortë politike për të dhënë ato reforma që duhen për të ecur në procesin e negociimit”, tha ambasadorja teksa theksoi se raporti ka ngritur shqetësim për lirinë e fjalës dhe se fushata e baltosjes dhe kërcëinit të gazetarëve nuk është përmirësuar”, u shpreh Ambasadorja e BE.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV