Ultrasit e Juves masakrojnë presidentin: “Agnelli zhduku, Allegri mos e jep dorëheqjen”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy humbjet e fundit të Juventisit, ndaj Milanit në Serie A dhe Maccabit në Champions, kanë rënduar shumë. Të gjithë kanë përfunduar në bankën e të akuzuarve, duke nisur nga Andrea Agnelli, Max Allegri, drejtuesit, por edhe lojtarët, të cilët po shfaqin një rendiment skandaloz në fushën e blertë.

Një nga tifogrupet kryesore që mbështet rekordmenët e futbollit italian (Viking), kanë shpalosur disa banderola në muret e stadiumit, aty ku sulmojnë ashpër presidentin Agnelli dhe i dalin në mbrojtje trajnerit Allegri.

“Agnelli, zhduku”, lexohet në njërën pankartë, teksa tjetra është pro teknikut livornez: “Allegri, mos e jep kurrë dorëheqjen!!! Ata që luftojnë kundër…nuk janë të denjë për këtë fanellë”. Një qëndrim i qartë kundër kreut të klubit dhe lojtarëve, dhe në mbështetje të Allegrit.Agnelli

Në fundjavë luhet derbi i qytetit ndaj Torinos. Viking do të jenë si gjithmonë në mbështetje të ekipit të zemrës, ndërkohë që karikojnë Juventusin me shkrimin: “Derbi është jetë për ne. Mercenarë, fitojeni këtë dreq ndeshjeje”.Agnelli: 'Allegri is and will remain the Juventus coach' - Football Italia

Të fundit

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Lajme të tjera

Web TV