VIDEO/ Autogoli i vitit vjen nga Europa League, ja gafa e mbrojtësit dhe portierit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autogoli i vitit vjen nga Turqia dhe është shënuar në Europa League në përballjen mes kampionëve turq të Trabzonsporit dhe francezëve të Monacos.

Mbrojtësi në pronësi të Chelseat, Malang Sarr ka qenë “i pafati” që ka devijuar topin në rrjetë, teksa gafën e rëndë e bëri pikërisht portieri i klubit nga principata francez, gjermani Nubel.

Ky i fundit largoi në mënyrë katastrofike një top që ia kthyen shokët e skuadrës, duke goditur trupin e Sarr dhe më pas përfundoi në rrjetë.

Autogoli u regjistrua në minutën e 44-t dhe i hapi udhë suksesit të Trabzonspor, që në pjesën e dytë shënoi edhe tre herë të tjera, duke fituar me rezultatin e pastër 4-0.

Një nga autorët e golave, ishte edhe mesfushori Enis Bardhi, që shënoi golin e tretë për kampionët e Turqisë.

Të fundit

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

“Milani zgjedhja e duhur”, Modric: Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin

Luka Modric dha intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit, në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit. “Doja të qëndroja...

Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Një sistem i ri që lexon si ndryshojnë me kohën karakteristikat kyçe të trurit mund të na tregojë sa shpejt po plakemi dhe sa...

Lajme të tjera

Web TV