Krahasoi Metën me “rublat ruse”/ Blushi i kundërpërgjigjet Ramës: Gjakprishur e faqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotos së Sali Berishës, Metës dhe Bashës, të cilët i krahasoi ata me “rublat ruse”.

Blushi ka postuar një video nga fjala e Ramës në Asamblenë e Përgjithme të Këshillit të Europës, ku theksonte se presidentin serb Aleksandër Vuçiç e ka mik dhe se nuk duhet t’i ushtrohet presion Serbisë në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.

Blushi i drejtohet Ramës duke i thënë se ai është bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit dhe është i zhytyr në axhendën antindërkombëtare, prandaj dhe sipas tij e shohim dhe në rolin e zëdhënësit të qarqeve antishqiptare.

“Tregtari gjakprishur dhe faqezi i kufijve të Kosovës, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit, është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare. Ndaj e shohim dhe në rolin e zëdhënësit të qarqeve më antishqiptare.

Tezat e tij famëkeqe kundër Kosovës (kombi kosovar, mosnjohja e genocidit dhe quajtja konflikt humanitar apo operacion ushtarak) që prezantoi para Asamblesë së Përgjithëshme të Këshillit të Europës, të gatuara në Beograd me mbështetjen e Rusisë, nuk përbëjnë asnjë surprizë për çdo shqiptar patriot dhe të ndershëm!

Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin.

Koha e Llogaridhënies po afron!”, shkruan Blushi krah videos.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV