U bë shkak për masakrën e Klosit/ “Vajza të largohet urgjentisht nga andej”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana, ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Klos, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Arbana theksoi se vajza, e cila dyshohet se u bë shkak i masakrës, duhet të largohet urgjentisht nga Klosi.

Sipas saj 16-vjeçarja duhet të shkojë në një vend që nuk e njeh askush, ndërsa theksoi se duhet të fillojë një trajtim psiko-social.

“Tani i gjithë problemi është vajza. Nëse ne shoqëria, institucionet, do ta lëmë këtë vajzë atje kjo vajzë nuk jeton më, do të jetë një kufomë që vetëm merr frymë.

Ajo është rëndë psikologjikisht, nga njëra anë vdekja e të atit që do ta rëndojë gjithë jetën, dhe nga ana tjetër presioni i komunitetit shoqëror që fajëson vajzën dhe vetëm vajzën. Institucionet tri ditë bëjnë zhurmë dhe e harrojmë.

Vajza urgjentisht duhet të largohet nga andej, të çohet në një vend që askush nuk e di se ku do të jetë. Të fillojë një trajtim psiko-social shumë të fortë. Ne duhet të ndërhyjmë. Unë jam e sigurt që asnjë nuk do të bëjë gjë sepse do harrohet”- theksoi ajo.

Të fundit

Opozita kundër Kurtit, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Për herë të 44, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 9...

Florentino Perez kërkon edhe 6 muaj hetime për Barcelonën

Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë. Në vitin 2023, Barcelona u...

Mitsotakis: Kush vjen nga Afrika e Veriut, arrestohet

Greqia nuk do të mirëpresë më azilantë nga Afrika e Veriut. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë...

Vrau me thikë ish-partneren shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, është dënuar me 40 vite burg nga Gjykata e Trevisos në Itali për vrasjen e ish-partneres së tij, 26-vjeçarja...

Dashnor Sula: “PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton”

Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet. Sipas tij, demokratët janë në...

Lajme të tjera

Web TV