Eksperti i sigurisë: Imagjinoni një ’97 digjitale, është kërcënim real

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla tha se të dhënat e dala nga sulmet kibernetike janë një dëm i madh dhe se të dhënat e para personale dolën nga patronazhistët.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kulla tha se sulmi ka ardhur nga brenda dhe se bëhet fjalë për një aktivitet spiunazhi.

“Ne vetëm kemi neglizhuar, përgjigjet tona kanë filluar kur dëmi ishte bërë dhe nisi me deklaratën e kryeministrit për ndërprerjen e marrëdhënieve. Besoj që nga historia e patronazhistëve, duhet të kishte përgjigje të fortë të institucionit, nuk ka rëndësi kush i përdori. Sigurisht sulmi ka ardhur nga brenda. Është aktiviteti i mirëfilltë spiunazhi. AKSHI është vendi ku ne kemi siguruar të dhënat. Dëmi është goxha i madh dhe reagimi historik i opozitës nuk më pëlqen. Bashkë me mazhorancën duhet të shohin mënyrën se si do e zgjidhin këtë çështje” tha Kulla.

I pyetur se ku qëndron SHISH pas kësaj, Kulla tha se institucionet e Inteligjencës ekzistojnë që të bëjnë një punë që të mos e shohin të tjerë, ndrësa thekson se kërcënimi është real.

“Institucionet e Inteligjencës ekzistojnë që të bëjnë një punë që të mos e shohin të tjerët. Ne shqiptarët akoma nuk e kuptojmë se sa e shenjtë është siguria personale. Harrojnë që kjo gjendje mund të kthehet kundër. Imagjino sikur hakerat të nxjerrin të dhënat e Bankës së Shqipërisë. E imagjinoni dot një ’97 digjitale. Është kërcënim real”, është shprehur eksperti.

Të fundit

Gushti shënon rekord aksidentesh në Fier, pasoja në jetë njerëzish

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe...

Kabineti “Rama 4”, shefi i qeverisë takime me vartësit, në Kryeministri edhe Pacolli

Socialistët duhet të presin edhe pak ditë për të mësuar nëse do të jenë pjesë e ekipit “Rama 4”, pasi kryeministri ende nuk e...

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që besojnë akoma se “në politikë...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

Lajme të tjera

Web TV