Shpërthimi në minierë/ Thellohet bilanci i viktimave, dhjetëra punëtorë të zhdukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Turqisë i ka marrë jetën të paktën 25 personave ndërsa dhjetra të tjerë konsiderohen të humbur.

Njoftimi për tragjedinë erdhi nga Zyra e Guvernatorit të Provincës Bartin në Detin e Zi natën duke u gdhirë e shtuna, ka shkruar agjencia Anadolu.

Me gjasë shpërthimin në 300 metra thellësi e ka shkaktuar përzierja e gazit të çliruar në  minierë, raportojnë mediat lokale turke. Qindra vetë po marrin pjesë në aksionin e shpëtimit.

Sipas të dhënave të ministrit të Brendshëm turk, Süleyman Soylu në minierë në momentin e tragjedisë kanë qenë brenda 110 minatorë, 49 prej tyre në një pjesë të thellë më të rrezikuar.

36 minatorë janë shpëtuar. Presidenti turk, Erdogan ka bërë të ditur, se do të vizitojë vendin e katastrofës të shtunën për të koordinuar masat e ndihmës dhe se ka filluar hetimi i tragjedisë.

Por partia opozitare socialdemokrate, CHP është shprehur, se autoritetet e kanë injoruar një raport të gjykatës së auditorëve nga viti 2019, në të cilin është paralajmëruar nga një shpërthim për shkak të gazit të përzierë të çliruar në thellësitë e kësaj miniere. Për shkak të mungesës së masave të sigurisë në minierat turke ka pasur disa aksidente të rënda. Në një shpërthim në minierën e qymyrit në Provincën Manisa në rajonin e Egjeut në vitin 2014 humbën jetën 304 vetë.

 

Të fundit

Një festival për promovimin e traditës rome/ Për herë të parë vjen ‘Roma Romale 2025’

Në kuadër të promovimit të traditës rome, për herë të parë në Roskovec është zhvilluar festivali “Roma Romale 2025”. Aktiviteti ka bërë...

Ngjarje e rëndë në Spitalin Psikiatrik në Tiranë! 30-vjeçarja plagos dy paciente

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin spikiatrik në Tiranë, ku një paciente 30-vjeçare ka plagosur me një send të fortë dy paciente...

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici: Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas...

Ja si duhet ta nisni ditën gjatë stinës së pranverës

Me ardhjen e pranverës, gjithçka nis të marrë jetë: natyra gjallërohet, dielli ngroh më shumë dhe dita zgjatet. Është koha perfekte për të "rilindur"...

Rama surprizohet nga legjenda e Juventusit, i dhuron fanellën me numrin 5

Teksa u ngjit në podium për të marrë fjalën në takimin me emigrantët në Milano, kryeministri Rama u befasua nga ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe...

Lajme të tjera

Web TV