Masakër në Rusi/ Ushtarët e porsagrumbulluar hapin zjarr, 11 rekrutë humbin jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 11 rekrutë raportohet se janë vrarë në një bazë trajnimi në Rusi, pasi dy persona kanë hapur zjarr.

Gazeta ruse “Baza” raportoi e para se dy persona të armatosur, hapën zjarr duke qëlluar me kallashnikov drejt vullnetarëve që po trajnoheshin në një qendër në Belogrod, në kufi me Ukrainën.

11 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur nga breshëria e plumbave, ndërsa autorët u vranë në vendngjarje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse që e quajti ngjarjen si “akt terrorist”.

“Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në territorin tonë, në territorin e një prej njësive ushtarake,” tha guvernatori i rajonit të Belgorodit Vyacheslav Gladkov.

“Shumë ushtarë u vranë dhe u plagosën. Nuk ka banorë të rajonit të Belgorodit midis të plagosurve dhe të vrarëve,” tha Gladkov në një postim në aplikacionin Telegram.

Pavarësisht shifrave zyrtare, disa media ruse raportuan se numri i viktimave është të paktën 22.

Ushtarët ishin në fazën e fundit të trajnimit përpara se të niseshin për të luftuar në qytetin e Iziumit në Ukrainë, ndonëse ata vazhdimisht kishin kundërshtuar.

Të fundit

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit,...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn ka të ngjarë të pasojë...

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post. Vuçiç u shpreh se...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

Lajme të tjera

Web TV