Dalin pamjet/ Këngëtari i njohur humb jetën duke kënduar në skenë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur nga Haiti, Mikaben ka ndërruar jetë papritur teksa ka qenë duke performuar në një koncert.

Artisti 41-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Michael Benjamin, pësoi një sulm në zemër gjatë një shfaqje të shtunën, duke tronditur fansat që e panë të rrëzohej teksa po dilte nga skena.

Ai ishte në Accor Arena me kapacitet 20,000 persona në Parisin lindor si mysafir i grupit Haitian Carimi.

Videot në rrjetet sociale e tregojnë atë duke performuar, më pas papritur duke u kthyer dhe duke bërë rrugën drejt fundit të skenës. Ai u rrëzua në sy të spektatorëve, muzika u ndal dhe u thirrën mjekët, por që fatkeqësisht ishte shumë vonë.

Gruaja e tij Vanessa, e cila është shtatzënë, postoi një mesazh duke falënderuar njerëzit për lutjet, por duke kërkuar privatësi.

“Nuk jam në gjendje të flas. Kam humbur gjysmën time dhe nuk kam fjalë”, ka shkruar ajo.

Të fundit

Rama: E mbani mend kohën kur njerëzit vriteshin poshtë dritareve të Berishës?

Nga Dimali kryesocialisti Edi Rama shpjegoi kontrastin mes punëve të bëra gjatë tre mandateve qeverisës të PS-s, me lobimin...

LaCivita bisedon me kandidatët demokratë: “Rama si Biden, në SHBA po flitet për PD”

Strategu amerikan i PD-së, Chris LaCivita, gjatë një konference online me kandidatët e PD-ASHM, vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin...

Vota e diasporës, dy arsye pse PD nuk mund të pretendojë rezultat të mirë

Deri më sot, mbi 117 mijë shqiptarë nga diaspora kanë dërguar zarfin e votimit në KQZ. Një shifër e lartë në një kohë të...

Tomor Alizoti paralajmëron socialistët: Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët!

Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.” Më...

Diaspora shqiptare i befason të gjithë, nuk do ta besoni sa vota kanë mbërritur në KQZ

45.34% e emigrantëve që u regjistruan për të votuar nga jashtë, tashmë e kanë sjellë zarfin me votën e tyre në Shqipëri. Që prej 14...

Lajme të tjera

Web TV