E rëndë në Iran/ Nuk këndoi himnin pro regjimit, 16-vjeçarja vritet nga forcat e sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 16-vjeçare nga qytetit veriperëndimor iranian i Ardabilit është dhunuar për vdekje nga forcat e sigurisë, pasi refuzoi të këndonte himnin pro-regjimit.

Këshilli Koordinues i Sindikatave të Mësuesve të Iranit konfirmoi vdekjen e Asra Panahi pas bastisjes së forcave të sigurisë në shkollën e mesme të vajzave në Ardabil më 13 tetor.

Sipas këshillit, autoritetet i morën nxënëset nga shkolla e mesme Shahed dhe i dërguan në një protestë pro-qeveritare, duke kërkuar nga to që të këndonin himnin dhe të lavdëronin liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Pasi nxënëset refuzuan, forcat e sigurisë i sulmuan dhe i rrahën shumë prej tyre. Dhjetë u morën nga forcat e sigurisë dhe u dërguan në një vend të panjohur, ndërkaq shtatë u plagosën.

Panahi raportohet se vdiq në një spital më 14 tetor. Zyrtarët iranianë kanë mohuar se forcat qeveritare të sigurisë kanë rrahur nxënëset. Në Ardabil kanë vazhduar protestat pavarësisht kërcënimit se mund të shtypen edhe më shumë nga forcat e sigurisë. Në mediat sociale janë publikuar video ku shfaqen njerëzit duke protestuar dhe duke brohoritur “Liri” dhe “Vdekje diktatorit”, një referencë për Khamenei.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV