Flet i fejuari i Tina Pajollarit: Qante kur e pyesja për Martinin, dyshoj se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e të riut Martin Çeço, i cili dyshohet se humbi jetën për dashuri, tragjikisht pak muaj më parë, mbetet ende mister.

Së fundmi është arrestuar Martina Pajollarit, një e re nga Maliqi, pasi grupi hetimor ka siguruar prova që e implikojnë atë në vrasjen e të dashurit të saj, Martinit, më 18 qershor 2022. Ajo dyshohet se ka parë nga afër mbytjen me litar të tij dhe hedhjen në rezervuar.

Sakaq, Artion Ferraj, i fejuari i vajzës, ka dhënë versionin e tij. Ai ka treguar se ata janë njohur kur mblidhnin çaj, kanë shkëmbyer numrat e telefonave dhe brenda tre muajsh janë fejuar. Në një intervistë për emisionin “Uniko”, Ferraj thotë se ishte bari në Marjan. Ai pretendon që është njohur në Korrik-Gusht me Tinën, kanë folur dhe biseduar e madje ai rrëfen edhe detajet për dyshimet për implikimin e Tina Pajollarit në këtë krim.

“Unë jetoj në Marjan prej dy vitesh dhe merrem me bagëti këtu në mal. Njihem prej 3 muajsh me Tina Pajollarin, kemi folur prej 15 ditësh në telefon dhe pastaj jemi takuar. Më pas jemi lidhur, qëndruam prej 15 ditësh në fshat dhe pastaj e mora në shpi. Ne të martuar nuk jemi me letra, por familjes së saj iu thashë që unë Tinën do ta marr për nuse.

Unë e dija për çështjen dhe e kam pyetur disa herë për vrasjen e Çeços. Qan kur e pyes. Nuk është e vërtetë mendoj, është e pafajshme.

Arrestimin e Tinës e mësova ndërsa isha këtu në fshat, dhe morëm vesh se kishte ardhur urdhër-arresti. E kam çuar vetë te Prokuroria. Pasi doli në orën 4, më thanë që “ka bërë vrasje me paramendim”, është shprehur i fejuari i Tina Pajollarit, për emisionin ‘Uniko’.

Lexo edhe :  Re tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh

Kujtojmë që Martina Pajollari është arrestuar tre ditë më parë nga Policia pasi grupi hetimor ka siguruar prova që e implikojnë atë në vrasjen e të dashurit të saj, Martin Çeço, më 18 qershor 2022. Ajo dyshohet se ka parë nga afër mbytjen me litar të tij dhe hedhjen në rezervuar.

Më herët, janë arrestuar tre autorët e lidhur direkt me ngjarjen, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj. Një nga këta shtetas, Valter Mollaj, kishte lidhje intime me Martina Pajollarin, e arrestuar dje nga Policia.

Të fundit

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Lajme të tjera

Web TV