Intervista ekskluzive/ Eurodeputetja zbardh planin e masave për krizën energjetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Monada Mehmetaj

Komisioni Evropian është mbledhur sot për të paraqitur një paketë të re propozimesh lidhur me rritjen e çmimeve të energjisë.

Kjo është paketa e dytë emergjente e propozuar nga Komisioni, pas asaj të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 30 shtator.

Ndryshe nga paketa e parë, e cila ishte e fokusuar më shumë tek energjia elektrike, kjo paketë e re do të mbulojë gazin.

Pas konferencës, Theresa Reintke, presidentja e re e të Gjelbërve/EFA në Parlamentin Evropian ka folur ekskluzivisht për gazetaren e Fjala.al, e cila po ndjek nga afër zhvillimet.

Reintke tha se vendet duhet të jenë të bashkuara për zgjidhjen e situatës së krizës energjetike, duke kërkuar që shtetet të financohen, të shtohen burime të ripërtëritshme si dhe masa të tjera.

 “Ky vendim është shumë i rëndësishëm në këtë moment krize. Ne besojmë që është i një rëndësie të madhe, që vendet të jenë të bashkuara, dhe jo të ndara, në përgjigjen e tyre dhe zgjidhjen për situatën në tregun e energjisë”

 “Ne kemi propozuar konkretisht diçka të ngjashme me Fondin e Rimëkëmbjes së BE-së që shtetet të financohen, dhe t’i përdorin në këtë kohë krize, për ngrohjen nëpër shtëpi, shtimin e burimeve të ripërtëritshme dhe masa të tjera”, tha ajo.

Ndërkohë që Reintke u ndal edhe tek raport i Organizatës Evropiane të Kufijve FRONTEX që u referohet të dhënave të migrimit për nëntë muajt e vitit 2022.

Sipas përllogaritjeve paraprake në nëntë muajt e parë të këtij viti, janë evidentuar rreth 228 mijë hyrje të parregullta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian me një rritje prej 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lexo edhe :  Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Reintke theksoi për Fjala.al, se është e rëndësishme që të drejtat e njeriut të respektohen edhe jasht kufijve të Europës,  duke kritikuar FRONTEX se nuk ka marrë mjaftushëm masa.

“Ajo që është e rëndësishme për ne është që të drejtat e njeriut nuk duhet të respektohen vetëm në Europë por dhe jashtë kufinjve të Europës. Dhe ajo çfarë po ndodh jashtë Europës FONTEX nuk ka marrë mjaftueshëm masa.”

 

 

 

 

 

Të fundit

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Lajme të tjera

Web TV