Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Spiunët e ish-Sigurimit fusin sherrin mes PS dhe PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diskutimi mbi ndryshimet ligjore për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit kalon në përplasje të fortë mes përfaqësuesve të PS-së dhe PD-së. Debatet deri në fyerje mes palëve dhe cili variant mund të kalojë në Parlament. PS e vendosur për të shkuar me propozimin: “Dosjet të hapen me kujdes”!

Çështja e hapjes së dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit ka nxjerrë në dukje qëndrimin e kundërt mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Nëpërmjet fuqisë së votës, anëtarët e Komisionit të Ligjeve të Partisë Socialiste rrëzuan propozimin e kreut të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Në një mbledhje me shumë debate, akuza dhe fyerje, Komisioni i Ligjeve nuk pranoi një amendament shtesë të Alibeaj për hapjen e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit nga nëntori 1944 deri në korrik 1991. Pas rrëzimit të amendamentit deputetët e opozitës vendosën ta braktisin mbledhjen e komisionit, duke lënë aty vetëm maxhorancën. Gjatë debatit në Komision, Alibeaj deklaroi se “mazhroanca në Komision tregoi fytyrën e vërtetë duke mos votuar hapjen e dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit”. Ai e cilësoi mazhorancën si “pjellë e Partisë së Punës” dhe si “shkaktarë të dhimbjeve”, ndërsa shtoi se këta të fundit nuk dëshirojnë hapjen e dosjeve pasi i përdorin ato për shantazhe. “Këto zvarritjet tuaja tregojnë qëndrimin tuaj  politik dhe fytyrën e vërtetë të mazhorancës. Nuk bëtë gjë tjetër veçse i mbyllët dosjet, treguat fytyrën tuaj të vërtetë seose me dosjet e sigurimit mbahen njerëz të lidhur edhe në politike dhe në administratë. Vota juaj kundër hapjes së Dosjeve tregoi fytyrën tuaj. Sikur po kërkoni të mbroni viktimat e sigurimit të shtetit sepse duke hapur dosjet gërryhen plagët e vjetra. Pjella e Partisë së Punës, shkaktarë të dhimbjeve. Kjo është mënyra më makabër për të treguar që nuk keni sensibilitet njerëzor. A mund ta them deri në fund? Te hiqni edhe fjalën tani. Sapo votuat kundër amendamentit dhe argumenti ishte ky, të mos hapen dosjet e ish-sigurimit. Unë po ju them që nuk dua ta kthej në çështje politike dhe duhet të votohet për hapjen e tyre, për ata që kanë kryer krime por edhe për viktimat. Ju nuk doni që e vërteta të dalë në shesh, sepse ju duke pasur dosjet i përdorni për shantazh”, tha Alibeaj. Por një nga zërat aktiv në mbledhje, ish-kryeministri Pandeli Majko replikoi duke u shprehur se amendamenti nuk ishte serioz dhe mbi të gjitha sipas tij hapja e dosjeve pa kritere dhe rezerva do të shkaktonte probleme në shoqërinë tonë. “Ne ndahemi sepse jemi për hapjen e dosjeve, por të jemi pak më të rezervuar. Ta lëmë hapjen e dosjen si një marrëdhënie mes viktimës, kurse ju doni që dosja të bëhet është si Facebook. Ne po flasim për fatet e njerëzve dhe jo për shalë kali. Ajo që kërkohet është që ne kemi të bëjmë me fate inidividësh, nuk po diskutojmë fatin e spiunëve, por të viktimave”-tha Majko. Më tej ai u shpreh se propozimi i sjellë nga Alibeaj kishte probleme edhe në apsketin ligjor. “Nëse doni të dini opinionin tim, nuk e kanë mbajtur spiunët regjimin komunist, jo o miq, e kanë mbajtur disa të tjerë. Mos insistoni kaq shumë për ti futur një bojë të djathtës që e keni bërë fërtele. Edhe ligji ka probleme, ju bëtë një propozim të pashkruajtur. Tani në 29 nëntor është krijuar Sigurimi i Shtetit, shikojeni dhe vijini datave sipas momenteve.  Nga pikëpamja morale dhe e së drejtës të na thoni ne nuk doni të hapni dosjet, nuk kanë më kuptim. Tani ju lutem kuptojeni që ka edhe raste ekstreme që janë bërë spiunë njerëz që kanë qenë të përndjekur, apo njerëz që kanë firmosur në presion”-tha Majko. Pas këtyre debateve pati edhe fyerje mes të dyve si nga Alibeaj ashtu edhe nga Majko, duke çuar në ndërprerjen e mbledhjes për disa minuta.

Lexo edhe :  "Malet tona më të larta"/ Meta uron Berishën në 80-vjetorin e lindjes

Autoriteti i Dosjeve dhe Meta që u kthye në shkak

Autoriteti i Dosjeve në verën e këtij viti, kur Parlamenti ishte në seancat e fundit të mbylljes së sesionit, dërgoi një kërkesë për ndryshime ligjore, ku specifikisht e nisin me emrin e ish-presidentit Ilir Meta, vetëm pak ditë pasi kishte lënë detyrën. Në të thuhej se ka dyshime se Ilir Metaj mund të jetë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, por për shkak se ai ka marrë “certifikatën e opastërtisë”, nga dy komisionet e mëparshme Mezini dhe Bezhani, nuk mund të shkonin më tej verifikimit. Për këtë arsye kërkuan ndryshimet ligjore që ti kishin më shumë atribute. Edhe pse nga opozita kjo nismë e Autoritetit të Dosjeve u cuilësua si një sulm politik, mazhoranca vendosi që në nisjen e sesionit Parlamentar në shtator të këtij viti ta përfshinte si rend kryesor në Komisionin e Ligjeve. Deri tani në këtë komision janë dërguar tre drafte. Një i hartuar nga Partia Socialiste, një nga “Grupimi Basha” i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj dhe një nga “Grupimi Berisha”. Sikurse edhe pritej palët do të kishin kundërshti në hartimin e një drafti të përbashkët që do i paraqitet Parlamentit, por duket se varianti “final” do të jetë ai i Partisë Socialiste që e ka imponuar nëpërmjet numrit të votave.

Të fundit

Ditën që opozita proteston në Strasburg, Von der Leyen do të jetë në Tiranë

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit...

Temperaturat ulen në 6 gradë, si parashikohet moti për fundjavën

Vranësira, reshje shiu dhe ulje të temperaturave, parashikohet moti gjatë fundjavës, sipas SHMU. Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht...

Zbrit nga “kali” Doktor

Nga Artur Ajazi Shpallja “non-grata”, dhe mospasja e partisë me vehte, do të ishin përfundimisht njollosja më e madhe e tij. Ndaj rikthimi (pra hipja...

Kur duhet konsumuar kafeja e parë?

Nëse konsumoni kafe, menjëherë pasi jeni ngritur nga krevati, atëherë do të duhet ta rimendoni atë. Shumë njerëz mendojnë se një filxhan kafe do t’i...

Miqësitë e mira në adoleshencë janë vendimtare për mirëqenien në moshë të rritur

Miqësitë në adoleshencë vendosin bazat "thelbësore" për mirëqenien në jetën e mëvonshme, sipas një studimi të ri. Koha e këtyre miqësive është "kritike", thonë psikologët. Ekipi amerikan hulumtues zbuloi se...

Lajme të tjera

Web TV