“20 shishe vodka dhe..”/Berlusconi e thotë hapur: Kam këmbyer “letra të ëmbla” me Putinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka fituar sërish vëmendje, pas deklaratave se ka rikthyer kontaktet me presidentin rus, Vladimir Putin. Agjencia e lajmeve, LaPresse, ka publikuar një incizim të zërit – që duket se është bërë në mënyrë sekrete – derisa Berlusconi ka biseduar me pjesëtarë të partisë, Forza Italia. Në atë incizim, Berlusconi ka thënë se Putin është në mesin e “pesë shokëve të vërtetë” të tij.

“Kam rikthyer kontaktet me presidentin Putin”, ka thënë ai, duke treguar si Putin ia ka dërguar “20 shishe me vodka dhe një letër shumë të ëmbël”, për ditëlindje.

Berlusconi ka thënë se ai i ka dërguar më pas Putinit shishe me verë italiane dhe një letër “po ashtu të ëmbël”. Berlusconi ka mbushur 86 vjet më 29 shtator, pasi koalicioni i krahut të djathtë, ku përfshihet edhe partia e tij, Forza Italia, ka fituar zgjedhjet e përgjithshme.

Këto komente fillimisht janë hedhur poshtë si “rrëfime të vjetra” nga besnikët e Berlusconit.

Megjithatë, në incizim, Berlusconi ka thënë se Perëndimi është veçse në luftë me Rusinë, sepse është duke i dhënë “Ukrainës, para dhe armë”.

“Personalisht nuk mund të shpreh mendimin tim për këtë gjë, sepse nëse do ta merrnin vesh mediat, do të bëhej katastrofë, mirëpo unë jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar”, ka shtuar ai.. shkruan REL.

Në mbrëmjen e së martës, Forza Italia ka thënë se pozicioni i Berlusconit ndaj Ukrainës është në linjë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të fundit

Ndalohen dy persona në Kosovë, mashtruan 10 ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak

Policia e Kosovës njoftoi se dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe një është liruar në...

“Vdekja le të presë”, filmi që bën bashkë aktorët tanë legjendarë

Pas daljes nga burgu, Robi ribashkohet me grupin “Robi dhe Trinitrina” për t’u nisur me ta në një turne koncertesh në Shqipëri, Kosovë dhe...

Analisti Çupi: Në PD vjedhin njëri-tjetrin, e tregoi 11 maji

Analisti Frrok Çupi thotë se në PD, kandidatët për deputetë kanë vjedhur votat e njëri-tjetrin. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi...

30 armë për 100 banorë! Austria, ndër vendet më të armatosura në Evropë

Masakra e fundit në Austri ku u vranë në një sulm me armë disa nxënës në një shkollë, nga një 22-vjeçar,nxjerr në pah nivelet...

Formacioni startues i Kombëtares në sfidën ndaj Letonisë, Rey Manaj e nis si kapiten

Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin...

Lajme të tjera

Web TV