Berisha e krahasoi me Bashën, reagon vëllai i Sokol Olldashit: Ai të qante në zyrë se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka krahasuar së fundmi të ndjerin Sokol Olldashi me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas tij Olldashi ishte më epror se Basha por gaboi diku.

Berisha tha se Olldashi humbi përballë Bashës, pasi bëri një gabim duke zgjedhur të mbështetet tek strukturat e partisë dhe jo tek anëtarësia.

Këto deklarata, kanë bërë që vëllai i të ndjerit, të bëjë një reagim në rrjetet sociale.

Siç shkruan Gazeta Tema, Ardian Olldashi thotë se kjo është gënjeshtër, pasi gara u manipulua nga Berisha.

“Nuk eshte e vertete! Ti e di mire qe Koli fitonte me cdo formule. Te merkuren ne darke, pra ne daten 26.06.2013, Basha te erdhi ne zyre gati duke qare dhe u keshillua me ty per nje terheqje te mundshme te tijen. Per ç‘arsye? Per arsyen se te dhenat qe vinin e jepnin Kolin ne avantazh. Ti ke marr personalisht ne telefon pothuajse cdo kryetar neper rrethe. Natyrisht jo per ti uruar naten e mire, sepse ne fakt ishte darke, por per t’i kercenuar me shprehje qe me mire mos t’i perserisim. Ty dhe jo vetem ty te vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam une keto gjera? I di nga ata qe ate darke ishin prezent ne zyren tende. Fatkeqesisht politika eshte i vetmi zanat per te cilin nuk behet shkolle. Rezultatet duken”, shkruan vëllai i Sokol Olldashit.

 

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV