Liga Amerikane e Futbollit/ 10 lojtarët më të paguar, kryesojnë Insigne dhe Shaqiri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një listë e fituesve më të lartë në MLS të Amerikës, tregojnë se Gareth Bale dhe Giorgio Chiellini kanë paga shumë më të ulëta se sa merrnin në Evropë, ndërsa Lorezo Insigne dhe Xherdan Shaqiri janë në krye të listës së MLS.

Dyshja janë dy nga lojtarët më ikonë të epokës së tyre, me Bale që shpesh shihet si një nga yjet kryesore të gjeneratës së tij.

Siç raportohet nga ‘The Daily Mail’, Bale merrte afërsisht 627,000 euro në javë në kryeqytetin spanjoll. Kjo e bëri atë një nga futbollistët më të paguar në atë kohë.

Por duke iu bashkuar Los Angeles FC, Bale ka një pagë prej 2.3 milionë euro për sezon. Një shifër që e bën atë lojtarin e 23-të më të paguar në MLS.

Ish-ylli i Napolit, Insigne, është larg lojtari më i paguar në kampionat, duke fituar gati dyfishin sa Xherdan Shaqiri që është në vendin e dytë.

Shumë talentë të tjerë të dikurshëm evropianë janë në mesin e top 10 emrave më të paguar, me Hernandez, Bernardeschi, Costa dhe Higuain që janë në listë.

Chiellini fiton 1 milion euro në LAFC. Paga e Chiellini do të thotë se ai nuk bën pjesë as 25 fituesit më të lartë të MLS.

Megjithatë, Christian Benteke, ish-lojtari i Aston Villa, Liverpool dhe Crystal Palace merr një pagë vjetore prej 4.1 milionë euro.

10 lojtarët me pagën më të lartë në MLS:

10/ Jose Altidore (Toronto FC): 4.2 milion euro

9/ Luis Araujo (Atlanta United): 4.4 milion euro

8/ Alejandro Pozuelo (Inter Miami): 4.6 milion euro

7/ Hector Herrera (Houston Dynamo): 5.2 milion euro

Lexo edhe :  Nuk është Carlo Ancelotti, Brazili gjen trajnerin e ri

6/ Gonzalo Higuain (Inter Miami): 5.7 milion euro

5/ Douglas Costa (LA Galaxy): 5.8 milion euro

4/ Federico Bernardeschi (Toronto FC): 6.2 milion euro

3/ Javier Hernandez Chicharito (LA Galaxy): 7.4 milion euro

2/ Xherdan Shaqiri (Chicago Fire): 8.1 milion euro

1/Lorenzo Insigne (Toronto FC): 14 milionë euro

Të fundit

Xhaz në kohë lufte

Nga: Bujar Meholli Përbrenda Epokës së Xhazit që shënjoi dekadën e dytë të shekullit të kaluar shquhet emri i Glenn...

Protestë në SHBA dhe Londër, kundër tarifave të vendosura nga presidenti Trump

Në të gjithë SHBA-në këtë të shtunë janë planifikuar protesta kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe këshilltarit të tij, miliarderit Elon Musk. Demonstratat janë planifikuar...

Kokalari i kundërvihet Berishës: Nuk ta fal kurrë, na sakrifikoi për…

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, i është drejtuar me një tjetër mesazh kreut demokrat Sali Berisha, për të cilin thotë se nuk do ia falë atë...

Me gjithë kapacitetet e kufizuara, Kosova vijon gjykimin e krimeve të luftës

Një vit, 35 lëndë. Për sjelljen e drejtësisë në 34 rastet e ngritura kundër 98 pjesëtarëve të forcës serbe dhe rastit të ngritur kundër...

“Sekti i poetëve të humbur”, thirrja për liri mendimi në një botë konformiste

Nga Leonard Veizi Një pedagog i paaftë dhe i mërzitshëm në dhënien e leksionit mund ta kthejë një lëndë që ti e dëshiron shumë në...

Lajme të tjera

Web TV