Paga minimale 400 mijë lekë, Rama: Do të arrihet më shpejt seç mendoni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po vazhdon me ‘turin’ në bashkitë e vendit, ku po diskutohet mbi punët e qeverisë vendore. Sot ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me operatorë turistikë dhe të hotelerisë në qytetin e Gjirokastrës.

Teksa fliste për krizën ekonomike, dhe atë energjetike, Rama nga Gjirokastra u shpreh se paga minimale do të rritet deri në 40 mijë lekë më shpejt nga sa ishte parashikuar.

“Duhet kursyer e nuk duhen dëgjuar hienat e të djathtës së rublave që skërmiten nëpër klubet e netëve televizive duke sharë ministren e energjisë apo ndonjë tjetër që flet për kursim. Ne duhet ta importojmë një pjesë të energjisë, edhe sikur ti kemi hidrocentralet plotë, ne përmbushim vetëm 75% të nevojave, tjetrën duhet ta importojmë prandaj po mundohemi të gjejmë burime të tjera. Të gjitha këto duan edhe kohën e tyre dhe kjo krizë erdhi pa na pyetur. Po bëjmë të pamundurën që inflacionin e luftës dhe krizën e çmimeve ta menaxhojmë sa më mirë. Prandaj kemi bërë rritjen më të madhe të pensioneve të vit, por nuk mjafton. Nuk jam duke thënë të më duartrokisni, jemi shumë mbrapa, duhet ta rrisim më shumë pagën minimale. Por kishim shumë për të rregulluar nga e kaluara. Ne në planin tonë e kishim që të arrijmë 400 mijë lekëshin si pagë minimale  para mandatit, duhet ta rrimë më shpejt. Duhet të rrisim më shpejt pagat e punonjësve të shtetit. Do të kemi buxhetin 2-fish të 2013. Për Shqipërinë nuk po shkon keq e më keq, po shkon mirë e më mirë por jo sa duhet të shkojë. Sepse na ranë shumë kriza, tërmeti, pandemia, lufta e këto po kalohen me sukses.”- tha Rama.

Të fundit

VIDEO/ Futbollisti i Barcelonës udhëton me linjë “low cost” për ndeshjen me Interin

Barcelona ka udhëtuar që të hënën pasdite drejt Milanos, ku do të luajë sot ndeshjen me Interin, të vlefshme...

50-vjetori i hidhur i Beckham, djali i madh u “zhduk” nga çdo festë, fajësohet nusja

Në vend që të festonte në paqe 50-vjetorin me familjen e tij, David Beckham është përballur me një krisje serioze me djalin e madh,...

Mesazhi i Ramës nga Kavaja: Nëse keni problem fytyrën time, mos dilni të votoni!

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi votën e qytetarëve të Kavajës dhe Rrogozhinës në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet. Teksa...

Barcelona i bën presion Interit para ndeshjes, i kërkon mbrojtësin që fluturon në fushë

Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco thuhet se po kërkojnë të forcojnë skuadrën e Barcelonës me një mbrojtës të ri të djathtë. Sipas gazetës katalanase...

Një ndër pjatat më të shtrenjta në botë, kushton 25 mijë dollarë

Në restorantin Frida të resortit luksoz Grand Velas Los Cabos në Meksikë, shërbehet një nga tacos më të shtrenjta në botë – e vlerësuar...

Lajme të tjera

Web TV