Përçarja e PD-së/ Lorenc Vangjeli: Berisha e di rezultatin e zgjedhjeve 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli shprehet se zgjedhjet ‘primare’ brenda PD kanë përfunduar, ndërkohë që vetë grupi ‘Alibeaj’ nuk është i interesuar për të fituar zgjedhjet lokale.

I ftuar në studion e ABC Live, sipas Vangjelit opozita duhej të shërbente si purgator për pastrimin e opozitës, por mesa duket ajo nuk ka nxjerrë mësimet e duhura dhe nuk kanë dëshirë të vijnë në pushtet.

“Grupi ‘Alibeaj’ mund të kishte edhe 4 ose 5 emra që mund të ishin të pranueshëm për publikun por megjithatë është ricikluar gjithçka, ‘ka ndryshuar kostumi, por jo thelbi, kjo është traditë e PD, na rrëfen pamjen e një fushe ku spikat vetëm një man i madh, nën hijen e manit mbin vetëm bar. Edhe të socialistët është e njëjta gjë, por diçka më ndryshe’, u shpreh Vangjeli.

Për të, duke marrë vetëm Tiranën, në zgjedhjet e fundit, PS e vetme ishte 18 mijë vota përpara, dhe sipas tij negociatat brenda PD bëhen më shumë për fate individuale sesa për zgjedhjet e nesërme politike.

Sipas analistit të njohur Lorenc Vangjeli, grupimi ‘’Alibeaj’, nuk ka fuqi në elektorat dhe nga ana tjetër edhe grupi i Berishës nuk ofron asgjë, vetëm garanci për fatin individual të 4 ose 5 anëtarëve të këtij grupi.

‘Është një lloj shfaqjeje, me mirë se kushdo tjetër e di Z. Berisha rezultatin e zgjedhjeve të majit 2023’, u shpreh Lorenc Vangjeli.

Të fundit

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për cilësinë, për emigrantët janë të përballueshme

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur...

Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Një burrë nga Kalifornia, i cili kohët e fundit mbeti i bllokuar pas një ujëvare për dy ditë ndërsa ngjitej, u shpëtua nga policia...

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Shqipëria destinacion për turizmin dentar/ Preferohet për shërbimet shëndetësore

Shtetasit Italianë po përzgjedhin Shqipërinë si një destinacion jo vetëm për pushime por edhe për të marrë trajtime dentare e estetike. Një ndër platformat më...

Lajme të tjera

Web TV