Vëllai i Sokol Olldashit-Berishës: Të erdhi Basha në zyrë gati duke qarë, ti kërcënove…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vëllai i të ndjerit Sokol Olldashi, Ardian Olldashi ka reaguar pas deklaratës së kreu të PD, Sali Berisha, i cili në një intervistë tha se Sokol Olldashi bëri gabim gjatë përballjes me Lulzim Bashën.

Berisha tha se për garën për kryetar partia Olldashi gaboi duke dalë me mbështetjen e strukturave, ndryshe nga Basha që doli me anëtarët.

Ardian Olldashi me anë të një reagimi në rrjetet sociale thotë se deklarata e Berishës është e pavërtetë, teksa shkruan se ka qenë vetë ish-kryeministri që sipas tij ka kërcënuar krerët e degëve të PD për mos të ndihmuar Sokol Olldashin që sipas të dhënave ishte para në këtë zgjedhje.

“Nuk është e vërtetë! Ti e di mirë që Koli fitonte me çdo formulë. Të mërkurën në darkë, pra në Datën 26.06.2013 Basha të erdhi në zyrë gati duke qarë dhe u këshillua me ty për një tërheqje të mundshme të tijën. Për ç’arsye? Për arsyen se të dhënat që vinin e jepnin Kolin në avantazh. Ti ke marrë personalisht në telefon pothuajse çdo kryetar nëpër rrethe. Natyrisht jo për t’i uruar natën e mirë, sepse në fakt ishte darkë, por për t’i kërcënuar me shprehje që më mirë mos t’i përsërisim. Ty dhe jo vetëm ty të vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam unë këto gjera? I di nga ata që atë darkë ishin prezent në zyrën tënde. Fatkeqsisht politika është i vetmi zanat për të cilin nuk bëhet shkollë. Rezultatet duken”, shkruan Olldashi në postimin e tij./Newsbomb.

Të fundit

Bashkia: Jo më monopatina dhe skutera në sheshet e Tiranës

Monopatinat dhe skuterat elektrike do të ndalohen të qarkullojnë në sheshet publike dhe pedonalet e Tiranës. Ky është propozimi që...

Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

nga Justin Kadi Kur bëhet fjalë për shembuj model në debatin për strehimin, Vjena është shpesh një pikë referimi. Kryeqyteti austriak përmendet shpesh në narrativat...

Asllani drejt largimit nga Interi? Pengesë mbetet çmimi

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë një largimi të mundshëm nga Interi, me klubin zikaltër që tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta...

Zjarri te Pazari i ri në Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një banesë pranë Pazarit të Ri në kryeqytet. Po shihen nga larg flakët e zjarrit në përmasa...

“Motra ime e dashur Meloni…” Rama flet në konferencën për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim me tone miqësore dhe ironike gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, që u zhvillua në...

Lajme të tjera

Web TV