Balla falënderon qytetarët që lajnë rrobat me 30 gradë

Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka falënderuar nga salla e Kuvendit të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së Ballukut për të kursyer energji duke i larë rrobat me 30 gradë.

Balla nuk ka la pa “thumbuar” dhe Lulzim Bashën, për të cilin tha se e ka marrë malli.

“Duke falënderuar 1 mijë herë çdo qytetar që thirrjet e koleges Balluku për të kursyer i kanë vënë në zbatim- ju qeshnit, po mo po – për të larë rrobat me 30 gradë. Ju qeshni, se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur, por na ka marrë malli, ai nuk vjen më.”