Kryefjala e mediave sportive për ditën e sotme është fitorja e Manchester United ndaj Tottenham dhe ajo e Real Madrid ndaj Elche.
“Djajtë e Kuq” mposhtën Spurs-at me rezultat 2-0, duke e dominuar sfidën për 90 minuta.(Fred 47’, Bruno 69’).
Nga ana tjetër, madrilenët mposhtën Elchen në transfertë me rezultat 3-0, ku protagonist si zakonisht ishte “Topi I Artë”, Karim Bezema. (Valverde 11’, Benzema 75’, Asensio 89’).
Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:
“E drejtë dhe e gabuar”, ky është titulli me të cilin hapet britanikja Daily Express Sport. Manchester United mposht Tottenham-in, por gjëja e cila mori vëmendjen ishte gjesti i Cristiano Ronaldos. Portugezi u largua për në dhomat e zhveshjes në minutë e 89’ të ndeshjes, i inatosur për shkak të mosaktivizimit në lojë.
Marca hapet me një titull kushtuar Los Blancos-ve: “Lideri në linjën e tij”. Valverde, Benzema dhe Asensio mposhtin një Elche konkurruese. VAR anuloi tre gola për skuadrën e Ancelottit.
Xavi beson: “Objektivi është të fitojmë tituj këtë sezon” ka shkruar katalanasja Mundo Deportivo. Sot Barça-Villarreal në orën 21:00. Blaugranat kërkojnë kthimin tek fitorja pas disfatës në El Clasico.
“Ritual i ri i Juves”, titullohet Tuttosport. Juve do të provojë përsëri: mini tërheqje dhe përqafim para ndeshjes.
Corriere dello Sport hapet me temën e Superligës: “Agnelli ngrihet sërish”. Plani për Superligën Europiane vazhdon, dhe duket se presidenti juventin nuk ka hequr dorë. Në qendër të faqes zënë vend edhe dëmtimet që përfshijnë Milanin dhe Lazion: “Maignan dhe Immobile, shihemi në 2023”.
La Gazzetta dello Sport hapet me një titull kushtuar sulmuesit belg: “Interi është gjithçka jotja”. Klubi zikaltër nuk do që ta kthejë në Londër, dhe bëhet gati për të rinovuar huazimin e Lukakut dhe për ta shlyer atë në 2024.
“Kërkesa maksimale” është faqja e parë e Sport, me rastin e duelit që FC Barcelona do të luajë kundër Villarrealit në Camp Nou. Xavi ka folur qartë përpara se të përballet me skuadrën e drejtuar nga Unai Emery dhe ka siguruar se “nëse nuk fitohen tituj, do të vijë një trajner tjetër”.