Protesta/ Pedagogët për hall, politika për argëtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha palët janë të vendosura deri më tani; pedagogët për protestë dhe qeveria për të mos pranuar asnjë kërkesë. Dikush duhet të tërhiqet dhe se cila palë do të jetë mbetet enigmë për tu zbuluar në vijim, pasi edhe brenda profesorëve ka qëndrime të ndryshme. Këtë protestë e kanë “kapur” edhe dy kryetarët e partive kryesore, Rama dhe Berisha.

Pedagogët nga e gjithë Shqipëria sot do të protestojnë tek Sheshi “Nënë Tereza” për rritjen e pagave dhe shtimin e buxhetit për kërkim shkencor. Kjo kauzë e ngritur nga pedagogët nuk është lënë pa u përlyer nga politika. Kryeministri Edi Rama që lidhet direkt me zbatimin apo me mos zbatimin e kërkesave ka sulmuar pedagogët duke nënvizuar se po drejtohet kjo protestë nga një ish punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror. Madje Rama tha dje nga Gjirokastra se jo vetëm që nuk do i plotësojë asnjë kërkesë, por do i dërgojë pedagogët për Vetting. Nga ana tjetër, është Sali Berisha në kushtet më komode për të mbrojtur pedagogët dhe për të sulmuar kreun e qeverisë Edi Rama. Kur flitet për reagimin e opozitës në këtë protestë nuk mbetet pas Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë. Pra pedagogët dolën për hallin e xhepit të tyre, ndërsa politika po e përdor atë sipas interesit në kushtet që ndodhen.

Mbrojtja nga Berisha

Sali Berisha doli në mbrojtje të protestës së pedagogëve, duke akuzuar kryeministrin se po përdor kundër tyre një sulm tipik enverist, që sipas kryedemokratit synon të shkatërrojë elitat intelektuale. “Tani vërsulet ndaj kërkesave më minimale të pedagogëve, punonjësve dhe studentëve, absolutisht sikur ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda. Apo sikur ky universitet ta kishte emrin “Spiro Koleka”, jo atij të luftës së Vlorës”, tha ai. Në mbledhjen e grupit të tij parlamentar Berisha i quajti të drejta kërkesat e pedagogëve, por nënvizoi se PD nuk është organizatore e protestës së tyre. “Ajo është lëvizje sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë të drejtë. Po të ishte lëvizja jonë, themi krenarisht është kauza jonë sepse nuk kemi asnjë kompleks për të shpallur lëvizje për kauza të drejta. Por ajo është lëvizje e sindikatave. Ndaj u them socialistëve që ne mbështesim kauzën tuaj, se ajo është kauzë e drejtë”, tha kreu i Partisë Demokratike. Përveç arsimit, me shqetësim sheh edhe gjendjen e sistemit shëndetësor. Heshtja e bluzave të bardha, sipas tij, i bën bashkëpërgjegjës. “U bëj thirrje bluzave të bardha. Ky po e shkatërron sistemin e shëndetësisë. Kane përgjegjësi për këtë situatë qe po përjetohet. Kane përgjegjësi të madhe. Duhet të ngrihen fuqishëm”, tha Berisha.

Rama sulmon pedagogët

Pavarësisht qëndrimeve të pedagogëve, qeveria nuk tërhiqet nga vendimi për të mos i rritur pagat në nivelin 50% në dy vite, siç kërkojnë pedagogët. Nga Gjirokastra, ku po vijon takimet në nivel lokal, kryeministri Rama lëshoi akuza se pedagogët që dalin në protestë janë të ndikuar nga opozita e rublave. “Për ata që thonë se këtu gjërat, që s’kanë kujtesë ose s’duan të kujtohen ose dëgjojnë rublat. Rubla –çorbën siç ka qenë Ribla-çorba, një grup muzikor, rubla çorbën që thotë Shqipëria në rrezik, dhe ata pedagogë, sindikatë me demek, me një të SHIK-ut në krye, që kërkojnë prapë rritje page, në kushtet sot kur jo vetëm sot i është rritur paga, por i është rritur më shumë se sa të tjerëve, sepse një pjesë ia ka rritur qeveria, një pjesë ia rrit ajo autonomia që autonominë shumëkush prej tyre e kujtojnë që është vetëm liri, jo përgjegjësi. Jo, autonomia është në radhë të parë përgjegjësi dhe ata që dalin atje, ta harrojnë se do kenë një rritje tjetër, sepse rritjen tjetër menjëherë do ta kenë zjarrfikësit, rritjen tjetër do ta përgatisim për pensionistët, rritjen tjetër do ta bëjmë për mësuesit, do ta bëjmë për infermierët, do ta bëjmë për mjekët, rritjen tjetër do ta bëjmë për policët, rritjen tjetër do ta bëjmë për ushtarakët. Kurse për ata, mesazhi im është shumë i thjeshtë; nuk jeni as si pensionistët, nuk jeni as si ushtarakët, nuk jeni as si punonjësit e policisë, nuk jeni as si mësuesit, nuk jeni as si mjekët, as si infermierët që marrin një gjë fikse, jeni me autonomi. Pra, një pjesë do ta merrni nga qeveria dhe një pjesë tjetër do ta nxirrni vetë”, deklaroi Rama.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Meta përkrah protestën

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar edhe një herë për protestën e pedagogëve, duke thënë se zëri i tyre duhet dëgjuar. Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kërkesa e tyre për paga dinjitoze sa të kolegëve në Kosovë janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme. “Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi. Kërkesat e tyre për paga dinjitoze sa të kolegëve në Kosovë janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme. Arroganca dhe shurdhëria e Qeverisë është e papranueshme. Dëgjoni krahasimin e sjellë me dhembje nga Prof.Asc.Dr. i Shkencave të Matematikës i specializuar në Universitetet më të mira të botës, ish-Ambasadorin e shkëlqyer të Shqipërisë në Slloveni, Sandër Kovaçi për të kuptuar revoltën e pedagogëve në mbarë vendin. Solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave! Mjaft denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve”, shkruan Meta.

Të fundit

“Ai ka mjaft probleme me gruan e tij”, Trump: Nuk do ta dëboj Princin Harry nga SHBA

Donald Trump ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta dëbojë Princin Harry nga Shtetet e Bashkuara në mes të...

Arrestimi i Veliajt/ Rama mbërrin në Kryeministri, mbledh me urgjencë grupin parlamentar

Më pak se një orë pasi njoftoi anulimin e të gjitha takimeve me strukturat në Shkodër dhe u nis me urgjencë për në Tiranë,...

Bashkimi Europian përshëndet zgjedhjet në Kosovë: Procesi, i qetë dhe i rregullt!

Bashkimi Europian e përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë në një atmosferë të qetë, ndërsa procesi duket ka qenë përgjithësisht i rregullt, me qytetarët...

Arrestohet Erion Veliaj/ SPAK: Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale...

Përndiqte të miturën/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ai ka përndjekur një 14-vjeçare. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime...

Lajme të tjera

Web TV