Shehaj ankohet: Më keni mbyllur biznesin, hakmarrje politike e Ramës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë se i ka mbyllur biznesin dhe kjo për shkak të hakmarrjes politike të Edi Ramës.

Shehaj tha se qeveria i ka dërguar policinë në ambientet e biznesit të tij dhe kjo është bërë vetëm për t’i mbyllur gojën.

Hakmarrje politike, sulm i Edi Ramës për të më mbyllur gojën, por po e them publikisht që nuk mund të më mbyllni gojë për burrin e Olta Xhaçkës dhe kushërinjtë e Damian Gjiknurit, nuk më intimidoni Ishte e vemja gjë që Edi Rama mund të më bënte. Të drejtën do ta kërkoj në prokurori në Spak në Shqipëri apo Strasburg. Për një gjë të jeni të sigurt unë nuk tërhiqem. Nuk kam asgjë për të fshehur. Unë nuk hesht, këtu do të më keni. Ka dërguar policinë në ambientet e biznesit tim. Nuk ishte e lehte te vendosja nëse do të flisja, por kjo mazhorancë nuk është thjesht e korruptuar, por edhe e pafytyrë. fola në atë foltore sepse gjërat që kam thënë aty, e ka bërë Edi Ramën të çojë në biznesin tim policinë’– u shpreh Shehaj.

 

Të fundit

Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë: Fëmijëve nuk iu ndalej temperatura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e...

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11 dhjetor të vitit 2021. Flet...

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni opozitar duhet riformatuar. Arsyeja pse Tabaku...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Lajme të tjera

Web TV