“Të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit”, Balla: Ka edhe emra të tjerë veç Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” me Blendi Fevziun.

Nga studioja, ai tha se shpreson se palët politike do mund të votojnë me konsensus projektligjin për hapjen e dosjeve.

Balla tha se do të ketë ndryshime dhe në ligjin e dekriminalizimt që të ndalojë bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit të mos futen në Parlament. Po ashtu, një tjetër ligj do të ndalojë që këta individë të mos zgjidhen as kryetarë të forcave politike.

I ndalur te akuzat ndaj Ilir Meta, Balla tha se jo vetëm Meta ka qenë bashkëpunëtor të ish-sigurimit dhe aktualisht ushtron detyrën në funksione të larta.

“Nuk ka tre ligje ka një ligj, ligji i viti 2015 përmes së cilit është ngritur Autoriteti për Informim të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Në korrik të këtij viti për persona të ndryshëm që mund të ishin në funksione të ndryshme, Autoritete nuk e verifikonte dot pasi e pengonte certifikata. Më pas PD ka sjell disa propozime të tjera, që ai amendament që unë lexova është zgjidhja e mesme dhe me shpresën që sot të votojmë me konsensus. Është ligji i parë i i një pakete. Ligjit tjetër është ligji për informacionet e klasifikuar në Shqipëri, i cili mund ti deklasifikojë për dy javë dhe ato nuk janë më sekret shtetëror. Në kemi përcaktuar që dosjet të hapen, gjithkush mund të kërkoj që paraqet një kërkesë shkakun e informacionit dhe mbanë përgjegjësi që keqpërdor informacionin. Transparencë të plotë. Nesër ne do të vazhdojmë me dy ligje të tjera,ndryshime në ligjin për integritetin e personave që zgjidhen ose emërohen, ose ligji i dekriminalizimit. Që do të thotë se ish-bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në funksione publike. Tjetri, procesi i verifikimit të bëhet në një kohë të mjaftueshme që KQZ mund të veprojë. Ligjit do të ketë prapaveprim, një deputet që ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit do të i hiqet mandati. Bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të lejojnë të jenë as kryetarë të partive politike”,-tha Balla.

Lexo edhe :  Lirimi i hapësirave publike në vend, Rama ndan pamje të reja nga aksioni (VIDEO)

I pyetur nëse ky ligj targeton Metën, ai tha se mund të ketë edhe të tjerë.

“Nuk besoj se bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit është vetëm Meta, si Ilir Meta, mund të ketë edhe të tjerë, le të hapen të gjitha. Natyrshëm që ka disa filtra, por çdo gjë është e hapur”, tha Balla.

Të fundit

Gara për inteligjencën artificiale: ChatGPT sfidon dhe lë pas Grok-un e Elon Musk

OpenAI, krijuesi i ChatGPT-së, ka mundur Grok-un e Elon Musk-ut në finalen e një turneu për të shpallur lojtarin...

Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%!

Cmimi i naftës në tregjet e huaja është ulur me 20% krahasuar me vitin e kaluar. Por sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rënie e...

“Ponte Morandi”, ura që sfidoi kohën por jo harresën

Përgatiti: Leonard Veizi Në zemër të Xhenovës, si një plagë e hapur mbi lumin Polcevera, qëndronte historia e një ure që për gjysmë shekulli sfidoi...

Si është organizuar takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë

Vetëm dy përkthyes do të jenë dëshmitarë të asaj që do të bisedojnë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu rus Vladimir Putin në takimin...

Sot samiti në Alaskë, Trump flet para takimit: Putin nuk do të ‘luajë’ me mua

Në orën 21:00 (me kohën tonë) në Alaskë do të mbahet takimi i shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Kryetemë do të...

Lajme të tjera

Web TV