Vuçiç pas takimit me Escobar: Këmbëngula për zbatimin e marrëveshjeve të arritura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot është takuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku temë kyçe kishin dialogun Kosovë-Serbi.

Siç raporton Danas, Escobar me Vuçiçin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, mundësitë për vazhdimi i dialogut dhe gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme.

“Një bisedë e rëndësishme për të gjitha ngjarjet aktuale dhe çështjet e hapura në dialogun Beograd-Prishtinë, me këmbëngulje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe të së drejtës ndërkombëtare. Serbia, si një vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon të luftojë për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj, duke bërë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”, ka thënë Vuçiq në Instagram pas takimit me Escobarin.

Në anën tjetër, Escobar ka thënë se presin që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë në mënyrë dinamike dhe konstruktive për të gjitha çështjet e hapura dhe për normalizim gjithëpërfshirës. Ai ka shtuar që kjo është e rëndësishme si për qytetarët ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm të rajonit, derisa ka theksuar se negociatat duhet të përfundojnë shpejt./Express/

Të fundit

Tkurrja e popullsisë/ Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve

Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të...

Natë e përgjakshme mes Iranit dhe Izraelit/ Viktima dhe qindra të plagosur

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë vijuar, pasi të dy vendet kanë nisur sulme ajrore dhe raketore ndaj njëri-tjetrit gjatë natës, duke përshkallëzuar ndjeshëm...

Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

Të dielën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë...

Beteja e Fushë Kosovës, një faqe epike që shënoi fatet e Ballkanit

 Nga Leonard Veizi Beteja e Fushë Kosovës qëndron si një nga faqet më tragjike, por edhe më heroike, të historisë ballkanike. Ajo ishte më shumë...

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i Vërtetë” kundër Izraelit, gjatë natës...

Lajme të tjera

Web TV