PD dhe PS gjejnë gjuhën e përbashkët! Kuvendi voton pro ligjit për dosjet e ish-Sigurimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës u bashkuan këtë të enjte në Kuvend, ku votuan pro ndryshimit të ligjit “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Në një seancë maratonë, që zgjati më shumë se 12 orë dhe u shoqërua me debate mes deputetëve, projektligji u miratua me 94 vota pro dhe 1 abstenim.

Sipas amendamentit të dakordësuar për hapjen e plotë të dosjeve, çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve.

Ndryshimi i ligjit aktual për partitë politike synon mos lejimin e drejtimit të një force politike nga kryetar me dosje në Sigurimin e Shtetit ose ata që kanë shërbyer si sekretar partie.

Thelbi i ndryshimeve është hapje totale e dosjeve, përfshi edhe ata të cilët njëherë kanë kaluar filtrat e komisioneve Bezhani dhe Mezini.

Debati 30-vjeçar për dosjet e ish-Sigurimit u riaktivizua javët e fundit të korrikut pasi Autoriteti Dosjeve i dërgoi një shkresë kuvendit ku thuhej se një politikan i rëndësishëm me inicialet I.M. ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin të Shtetit. Aludimet dhe debatet u përqendruan tek ish-presidenti Ilir Meta, i cili në mënyrë të vazhdueshme e mohon të ketë bashkëpunuar me ish-Sigurimin.

Të fundit

Shqiptarët tubim kundër refuzimit të vizave për familjarët/ Po na “ndajnë” nga prindërit

Komuniteti shqiptar në Irlandë protestoi kundër refuzimit sistematik të vizave të vizitorëve për anëtarët e familjeve shqiptare. Protesta u mbajt...

A do t’i hetojë SPAK krimet zgjedhore?/ Çollaku:Thembra e Akilit, financimi i partive

Basir Çollaku e sheh si propagandë Task Forcën që u prezantua nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion për të hetuar krimet zgjedhore në zgjedhjet...

VIDEO/ Gjimshiti “fluturon” në Bergamo, por Atalanta merr vetëm “X” ndaj Torinos

Atalanta zhgënjen ndaj Torinos në Bergamo, teksa barazoi 1-1. Berat Gjimshiti realizoi gol me kokë pas 35 minutash lojë, duke u shndërruar në protagonist...

Sara rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj: Me gjyshin u takua shumë ftohtë

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi Sara u shpreh se veçanërisht takimi...

E paralajmëron miku i tij/ Një surprizë e papritur për Gjestin sonte në spektakël (FOTO)

Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me një surprizë të papritur sonte gjatë spektaklit. Miku i...

Lajme të tjera

Web TV