U largua para përfundimit të ndeshjes dhe u dënua, ja deklarata e fundit e Ronaldos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester Unitedi ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e fundjavës ndaj Chelseat, pas refuzimit të tij për t’u inkuadruar në lojë në fund të sfidës ndaj Tottenham Hotspur.

Superylli portugez ka dalë me deklaratë në formë reagimi pas lajmit se është përjashtuar nga udhëtimi i Djajve të Kuq në Old Trafford.

37-vjeçari u largua nga fusha në minutat e fundit të takimit duke shkuar drejt zhveshtores, ndërsa trajneri Erik ten Hag dhe klubi kanë vendosur ta dënojnë duke e lënë jashtë ekipit për sfidën ndaj Bluve.

“Ashtu siç kam bërë gjithmonë gjatë karrierës sime, përpiqem të jetoj dhe të luaj me respekt ndaj kolegëve, kundërshtarëve dhe trajnerëve të mi. Kjo nuk ka ndryshuar. Unë nuk kam ndryshuar. Unë jam i njëjti person dhe i njëjti profesionist që kam luajtur për 20 vitet e fundit duke luajtur futboll elitar dhe respekti ka luajtur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm në procesin tim të vendimmarrjes”.

“Fillova shumë i ri, shembujt e lojtarëve më të vjetër dhe më me përvojë ishin gjithmonë shumë të rëndësishëm për mua. Prandaj, më vonë, gjithmonë jam përpjekur të jap vet shembullin për të rinjtë që u rritën në të gjitha skuadrat që kam përfaqësuar. Fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe ndonjëherë nxehtësia e momentit merr më të mirën nga ne”.

“Tani për tani, thjesht ndjej se duhet të vazhdoj të punoj shumë në Carrington, të mbështes bashkëlojtarët e mi dhe të jem gati për gjithçka në çdo lojë të caktuar. Të dorëzohesh ndaj presionit nuk është një opsion. Nuk ka qenë kurrë. Ky është Manchester Unitedi dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Së shpejti do të jemi sërish bashkë”, shkruan në deklaratën e Ronaldos.

Lexo edhe :  Savinho? Guardiola tani ka ndryshuar mendje

Raportet e portugezit dhe trajnerit Ten Hag duket të jenë dëmtuar shumë dhe pas këtij veprimi të klubit, mund të jenë të pandreqshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Të fundit

JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Në fund të shekullit XIX, në laboratorin Cavendish të Universitetit të Cambridge-it, një burrë i qetë dhe i përulur...

Berisha fsheh faturën për LaCivita: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut...

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e korridave. Një ekspozitë e re...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Lajme të tjera

Web TV