VIDEO/ Gazetari nuk përmbahet, shpërthen në lot gjatë intervistës me Messin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gazetar argjentinas është përlotur teksa ka rrëfyer se “ëndrra” e tij për të intervistuar Lionel Messin ishte realizuar.

Personalitetit televiziv argjentinas, Pablo Giralt, 48 vjeç, iu dha shansi të fliste këtë javë me njërin nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave për mediumin DirecTV Sports – dhe ai e shfrytëzoi rastin me të dyja duart.

Gjatë bisedës me Messin, i cili foli për shanset e Argjentinës në Kupën e Botës, Giralt me plot emocione shpërtheu në lot kur iu bashkua ish-sulmuesit të Barcelonës në divan.

“Kam ëndërruar ta bëj këtë gjatë gjithë jetës sime, por kurrë nuk kam menduar se do të kisha fatin që të mund t’ju shoqëroja me historinë time, me dashurinë time. Ju falënderoj me gjithë zemër”, ka thënë Giralt.

Messi u befasua qartë nga komentet. Ai u mbështet në divan dhe buzëqeshi përpara se përfundimisht ta ngushëllonte Giraltin duke i prekur dorën.

“Faleminderit shumë. Jam i emocionuar që mund të arrij njerëz të tillë. Ka shumë njerëz në Argjentinë apo në përgjithësi në botë që gjithmonë më mbështesin, më admirojnë, nga futbolli dhe nga çfarë jam unë si person. Jam mirënjohës për dashurinë që marr”, u përgjigj Messi pas disa sekondave.

Pamjet janë bërë virale në internet, me fansat që komentojnë reagimin e ‘përulur’ të Messit ndaj shpërthimit të emocioneve të gazetarit argjentinas.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV