“Çantën n’krah, kokrrën e qejfit”/ Rrëfehet Vjollca: S’më flisnin fëmijët se dola në TV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Padyshim që ajo është një nga personazhet më të njohur të këtij viti. Shprehja e saj e famshme “Çantën n’krahe për kokrrën e qejfit” do të mbahet mend gjatë për çdo shqiptar.

Debati i saj dhe kërkesat që kishte u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa për emisionin “Real People” në Euronews Albania, zonja Vjollca ndryshe nga herët e tjera ka rrëfyer jetën e saj.

Ajo tha se ditën që doli në televizor nuk kishte marrë qetësuesen dhe sipas saj situata i doli jashtë kontrollit.
Vjollca theksoi se të gjithë të afërmit i bërtisnin dhe e shanin, gjë e cila e mërziti dhe stresoi shumë.

“Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha parë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa më shumë. Nuk mbaj mend fare se çfarë kam fol. Kur e kam pa këtu në telefon tim, u çmenda. Gjithë miqtë më bërtisnin, më shanin. Më thoshin pse ke fol kështu. Këtu është mentaliteti, këtu gratë janë të mbylluara ndërsa unë s’kam qenë kështu. Më thoshin si s’ke zor, i vure në siklet çunat. Pastaj më doli se ka vdekur”– u shpreh Vjollca.

Po ashtu, ajo tha mes të tjerash se njëra nuse e djalit që prej asaj dite nuk i flet më.

“Nuk na folën, u mërzitën shumë. Një nuse nuk na flet fare. Më thonë që e ka marrë vesh veriu e jugu, keni nipa e mbesa për të martuar, na fëlliqët. U mërzita shumë na u shtua më shumë stresi, nuk është e pakët të ndahesh prej çunit dhe nuseve. Unë s’ju thashë asgjë. Pse t’i kërkoj falje nuses. Me çunat tani flas”- theksoi Vjollca.

Lexo edhe :  E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

Zonja karizmatike shprehu pendesë për fjalët e saj në emision, të cilat u bënë shumë virale.

“Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mu më nxori e keqja”- tha ajo ndër të tjera.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV