Mbappe bëhet sportisti më i paguar në histori, “Le Parisien” zbulon detajet e kontratës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrata që Kylian Mbappé nënshkroi majin e kaluar është më e rëndësishmja në historinë e sportit. As Messi me rinovimin e tij në vitin 2017 me Barcelonën nuk iu afrua shifrave të tilla.

Gazeta “Le Parisien” ka pasur akses në kontratën e francezit dhe ka zbuluar sekretet e negociatave që u bënë çështje shtetërore, me ndërhyrjen e Emmanuel Macron, president i Francës. Nëse Mbappé vazhdon në Paris edhe për tri sezone, sulmuesi do të fitojë 630 milionë euro bruto.

23-vjeçari nënshkroi për dy vite, me opsionin e një të treti që mund ta ekzekutojë vetëm në mënyrë të njëanshme. Paga e tij, prej 72 milionë euro bruto në sezon, 6 milionë bruto në muaj, është pa dyshim më e rëndësishmja që një sportist ka nënshkruar ndonjëherë dhe, natyrisht, një futbollist. Deri më sot, kontrata më e rëndësishme ishte ajo e Messit, të cilën ai e rinovoi më 2017 për katër sezone dhe fitoi 555 milionë euro.

Shifrave stratosferike të kontratës së Kylian Mbappé duhet t’iu shtojmë variabla të ndryshëm që përfaqësojnë rritje të konsiderueshme në listën e pagave të tij. Sipas “Le Parisien”, PSG e pagoi atë 180 milionë euro si bonus nënshkrimi, pas përfundimit të rinovimit të fundit. Edhe pse nuk ka shpërblime për performancën sportive, skuadra pariziene do t’i paguajë atij një bonus shtesë, konkretisht besnikërinë, që do të rritej me kalimin e viteve në rast se ai nuk largohej në verë.

Vitin e parë, pra më 2023, Mbappé do të marrë 70 milionë; të dytin 80 dhe të tretin, i cili është ai që do të materializohej nëse vendos të zbatojë klauzolën e njëanshme, 90 milionë. Shifra të paarritshme për çdo ekip tjetër futbolli. Shumat mbresëlënëse që merr Mbappé do të kishin një mbajtje prej 45% për kontributet sociale dhe taksat mbi përfitimin.

Të fundit

Gjermania dhe Austria do t’i sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, do ta kenë të ndaluar...

“Vulin të mos jetë pjesë e qeverisë” – Shpërthen Moska: Serbia shtet sovran, BE po mbytet

"Ndërhyrja e paturpshme e burokratëve evropianë në punët e brendshme të një shteti sovran si Serbia është e papranueshme". Me këto fjalë zëdhënësja e Ministrisë...

Kam përjetuar padrejtësi e shtypje”, ish-nusja e Mehmet Shehut flet për bindjet politike

Ajo njihet si ish-nusja e djalit të Mehmet Shehut, një fejesë që nuk u kurorëzua kurrë në martesë më Skënderin. Fjala është Silva Turdiun e...

Të rinjtë shqiptar jetojnë me prindërit, të dytët pas Malit të Zi

Të rinjtë shqiptarë, largohen nga trungu familjar, vetëm kur u duhet të emigrojnë ose të shkojnë për të studiuar jashtë qytetit të tyre të...

“Çfarë kujtimi i ëmbël”, Jessica Alba kujton 20 vjetorin e “Sin City”

Pjesëmarrja e Jessica Alba në filmin “Sin City” nga Robert Rodriguez dhe Frank Miller ishte një nga më të rëndësishmit në karrierën e saj. Pjesëmarrja...

Lajme të tjera

Web TV