Më shumë shpejtësi dhe ulje gjobash/Deputetët demokrat kërkojnë ndryshime në Kodin Rrugor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 deputetë të Partisë Demokratike, Helidon Bushati, Flamur Hoxha dhe Lefter Gështenja kërkojnë ndryshime në Kodin Rrugor.

Në projektligjin e depozituar në parlament, deputetët kërkojnë që shpejtësia maksimale në autostradë të ndryshojë nga 110 km/orë në 120 km/orë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Në drejtim të lehtësimit të masave administrative, projektligji parashikon që shpejtësia maksimale në autostrada të ndryshoje nga 110 km/orë në 120 km/orë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ku në rrugët që ofrojnë standarde më të larta sigurie lejohet një shpejtësi më e lartë”, thuhet në projektligj.

Ndërkohë deputetët kërkojnë edhe ulje të gjobave, me argumentin e nivelit të ulët të pagës mesatare në vend. Për shlyerjen e gjobave propozohet që qytetareve t’u ofrohet një afat 10-ditor.

“Shtetasit që kanë një leje drejtimi shqiptare, të gëzojnë të njëjtën të drejtë si ata me leje drejtimi të huaj, që në rast se vlerësohet se duhet pezulluar leja e drejtimit, t’u ofrohet alternativisht mundësia e pagesës së një gjobe sa dyfishi i masës administrative që parashikon dispozita e shkelur. Në projektligj është parashikuar edhe ulja e kufirit maksimal të gjobave nga dyqind mijë lekë në njëqind mijë lekë. Ky ndryshim është menduar edhe për shkak të nivelit të pagës mesatare në vendin tonë, ku aktualisht kufiri maksimal i gjobave është pothuajse sa katërfishi i pagës minimale. Për shlyerjen e gjobave propozohet që qytetarëve t’u ofrohet një afat 10-ditor, pasi shpeshherë për shkak të mos-hedhjes së gjobave në sistem në një afat kohor të shkurtër, qytetarët janë penalizuar padrejtësisht”, theksohet më tej.

Sakaq, opozitarët nënvizojnë se “duke përcaktuar dhënia e lejeve pa afat për personat deri në moshën 55 vjeç, ndërsa për personat mbi 55-vjeç të parashikohet afati 5-vjeçar”.

Lexo edhe :  Skandal në Vorë/Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori

Një tjetër kërkesë e tyre është që të mos ketë gjithmonë Patrulla Policie në rrugë.

Të fundit

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Lajme të tjera

Web TV