VIDEO/ RedBull fiton titullin e konstruktorëve, Verstappen duelon me Hamilton sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i Madh i Shteteve të Bashkuara dhuroi spektakël në çdo xhiro të tijën teksa në Austin ai që triumfoi ishte Max Verstappen. Piloti holandez e mori kryesimin që në kthesën e parë teksa parakaloi Carlos Sainz me pilotin e Ferrarit që nuk pati fatin me vete dhe pas kontaktit me George Russell kur ende nuk ishin mbyllur metrat e parë të garës, u detyrua të tërhiqej.

Në krahun tjetër, Bottas përfundon jashtë piste ndërsa Leclerc përfiton për të ndryshuar gomat nën regjimin e makinës së sigurisë dhe përfiton kohë ndaj Verstappen e Hamilton. Gjithsesi, nuk ishte e thënë që të mbyllej me kaq detyra e makinës së sigurisë në SHBA, pasi Alonso dhe Stroll janë protagonist të një aksidenti të frikshëm, me spanjollin që pati fat dhe vijoi garën.

https://youtu.be/Z76pkSobvpE

Ndërkohë, si rrallëherë te RedBull gabojnë në bokse dhe Verstappen humbet kohë të konsiderueshme duke përfunduar në vendin e gjashtë. Por, holandezi nuk dorëzohet dhe fillimisht parakalon Leclerc e më pas Hamilton për t’u rikthyer në krye.

Por, duhet theksuar se dueli ndaj britanikut, riktheu në memorie edhe njëherë duelin e sezonit të kaluar teksa për një moment Hamilton provoi të bënte rezistencë, por RedBulli i kampionit të Botës në fuqi në fund triumfoi.

Kështu, Verstappen e kaloi i pari vijën e finishit duke regjistruar fitoren e 13-të sezonale, teksa një arritje të tillë më parë e kanë shënjuar vetëm Schumacher dhe Vettel. Holandezi tashmë ka në dispozicion edhe katër gara të tjera për të kaluar dyshen e sipërpërmendur dhe të qëndrojë i vetëm në krye të listës me më shumë fitore në një sezon. Ndërkaq, pas suksesit të 25-vjeçarit dhe vendit të katërt të Perez, RedBull siguroi edhe titullin për konstruktorë. Sa i takon podiumit, ai u plotësua nga Hamilton dhe Leclerc.

Lexo edhe :  Shqipëria kundër Spanjës/ Sonte duele të forta në boksin olimpik dhe profesionist!

https://youtu.be/Mc7p9p7CRn8

 

Të fundit

Marrëdhëniet familjare janë në qendër të ditës…çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën Hëna ndez anën tuaj impulsive dhe ju shtyn të veproni...

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin investigativ Fiks Fare. Ai akuzon...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

Lajme të tjera

Web TV