PSG i pamëshirshëm ndaj Maccabit, Benfica “shkelmon” Juven jashtë Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG ka shënuar fitore ndaj Maccabi Haifas me rezultat 7-2 në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje po shkëlqen Lionel Messi që ka arritur të shënojë dy gola dhe të dhurojë një asistim.

Ndeshjen e hapi pikërisht Messi që shënoi në minutën e 19-të për 1-0, me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Golin e dytë në ndeshjen e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 32-të (2-0).

Pas tre minutash Messi asistoi për Neymar që shënoi për 3-0.

Mysafirët arritën të shënonin në minutën e 38-të për 3-1 me golin e Abdoulaye Seck.

Krejt pa u mbyllur pjesa e parë Messi edhe njëherë shënoi, duke dhuruar spektakël me një goditje të bukur për 4-1.

Abdoulaye Seck arriti të shënojë për 4-2 me të filluar pjesa e dytë.

Kylian Mbappe ktheu epërsinë prej dy golash me golin e Kylian Mbappe në minutën e 64-të për 5-2.

Shon Goldberg gaboi portën kur shënoi autogol për 6-2 në minutën e 67-të.

PSG ka mundur të shënojë më shumë gola, por nuk ishin të saktë në disa raste.

Krejt në fund Carlos Soler shënoi për 7-2 për të treguar superioritetin e madh që kishin francezët.

PSG ka 11 pikë, aq sa Benfica që është në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, Juventus është përshëndetur me Champions League që në fazën e grupeve pas humbjes 4-3 ndaj Benficës në Portugali. Kjo disfatë bën që ekipi i Maximilliano Allegrit të ketë vetëm 3 pikë, ndërsa vendet e para një xhiro para fundit kanë grumbulluar nga 11 pikë (Grupi H).

Andre Silva befasoi “Zonjën e Vjetër” pas vetëm 17 minutash lojë, ndërsa Vlahovic nuk vonoi shumë për të vendosur ekuilibrat. Ish-interisti Joao Mario tregohet gjakftohtë nga pika e bardhë në minutën e 28-të, ndërsa në të 35-tën dhe të 50-tën  Rafa Silva i jep goditjen e rëndë miqve torinez me dopietën e tij. Milik dhe McKennie çuan shifrat në 4-3 (77’, 80’), gola ngushëllimi dhe për statistikë, pasi në fund të fundit skuadra italiane u desh të dilte me kokën ulur nga stadiumi.

Të fundit

Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Shqipëria po preferohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për detin por edhe për historinë e kulturën.Kruja është transformuar...

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për cilësinë, për emigrantët janë të përballueshme

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që...

Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Një burrë nga Kalifornia, i cili kohët e fundit mbeti i bllokuar pas një ujëvare për dy ditë ndërsa ngjitej, u shpëtua nga policia...

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Lajme të tjera

Web TV