Hakerat publikuan të dhënat e Ramës/Berisha: 127 udhëtimet me avion kushtuan 19 mln euro!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të të dhënave të kryeministrit Edi Rama nga hakerat.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha e quajti super abuzim faktin që 127 udhëtimet me avion charter të Ramës kushtuan 19 milion euro.

Kreu i PD i bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen për largimin sa më shpejt të kësaj qeverie.

Postimi i plotë:
Super abuzim!

19 milion euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!
Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.
Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.
Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.
Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!
Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!

 

 

Të fundit

I nxehti godet Ballkanin/ Rajoni merr masa, Serbia përballet me mungesë energjie

Temperaturat e larta ne Ballkan kane detyruar autoritetet te bejne thirrje per kujdes te shtuar ndaj qytetareve dhe puntoreve....

Zjarret në Shqipëri/ BE mobilizon flotën e zjarrfikësve nga ajri

BE-ja mobilizoi flotën e saj të zjarrfikësve për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në qarqet e Vlorës dhe Dibrës. Tre aeroplanë nga Greqia dhe...

Lobimet në SHBA dhe lidhjet personale me Metën, thirret në SPAK Gerald Gjeogjini

Gerald Gjeogjini është thirrur sot në SPAK si person në dijeni për lobimet në SHBA në vitin 2014 dhe lidhjet e tij personale me...

Shqipëria thyen rekordin, gati një milion makina në rrugë

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria ka regjistruar afër një milion automjete në qarkullim. Sipas Institutit të Statistikave (Instat), në fund të...

Mbretëria e Bashkuar i jep dritën jeshile centralit bërthamor për 45 miliardë euro

Qeveria britanike ka dhënë miratimin përfundimtar për një central bërthamor prej 38 miliardë paund (rreth 45 miliardë euro) në Anglinë lindore. Projekti Sizewell C në...

Lajme të tjera

Web TV