Mitsotakis pret kancelarin gjerman: Greqia gati të zgjasë dorën e miqësisë ndaj Turqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha sot se vendi i tij është gati “të zgjasë dorën e miqësisë” ndaj Turqisë, edhe pse akuzonte presidentin turk Erdogan për nxitje të ndjenjave anti-greke në vendin e tij.

“Dëshira ime është që fqinjët tanë të zgjedhin rrugën e de-tensionimit, të ligjshmërisë dhe bashkë-ekzistencës, pa retorika shpërthyese por me veprime konstruktive”, tha Mitsotakis në konferencë pas takimit me kancelarin Olaf Scholz në Athinë.

Tensionet duket të përkeqësuara mes dy vendeve aleate në NATO, të cilat janë në konflikt për disa çështje që i kanë përplasur rregullisht dekadat e fundit.

“Nga ana ime, ne jemi gati gjithmonë të zgjasim dorën e miqësisë. Nuk ka më vend për burime të tjera të kota tensionesh,” shtoi Mitsotakis.

“Kjo është ajo që do populli, populli grek , ashtu si dhe populli turk, dhe ajo që do Evropa”.

Turqia ka denoncuar Greqinë për militarizim të ishujve pranë brigjeve të saj, në shkelje të traktateve kombëtare.

Greqia thotë se përballet me kërcënime nga Turqia dhe refuzon disa deklarata ku sugjerohet sovraniteti disa ishujve të pabanuar nga Turqia.

Ndërsa kancelari Scholz tha: “Dy partnerë në NATO nuk duhet të hedhin dyshime mbi sovranitetin e njëri-tjetrit. Ne të gjithë jemi dakord se çështjet duhet të zgjidhen me dialog dhe sipas ligjit ndërkombëtar”.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV