Presidentja e KE-së sot në Tiranë/ Nga takimi me Ramën te konferenca, zbardhet agjenda

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë.

Mësohet se ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të zhvillohet në orën 14:30.

Ndërsa pasdite në 16.30 do të ketë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu bëhet me dije se presidentja  e KE-së do të takohet me Presidentin Bajram Begaj.

Agjenda e plotë:

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri

16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.