Paris Saint-Germain dhe treshja Messi-Neymar-Mbappe, tifozët parizien të çmendur pas tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stadiumi do të jetë plotë për ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Troyes të shtunën, pasi të gjitha biletat janë shitur dhe klubi i Ligue 1 ka njoftuar se kjo është ndeshja e 100-të me radhë ku tribunat do të jenë plotë në Parc des Princes.

Kjo do të thotë se më shumë se 4.6 milionë njerëz kanë ndjekur ndeshjet e PSG-së në shtëpi në të gjitha garat që nga viti 2017.

“Këto njëqind ndeshje me bileta të shitura në Parc des Princes demonstrojnë entuziazmin e tifozëve për klubin”, ka thënë Nicolas Arndt, Drejtor i biletave dhe mikpritjes në PSG.

“Ngado që vijnë, pavarësisht nëse kanë një biletë sezonale apo jo, të gjithë kanë vendin e tyre në Parc des Princes dhe kontribuojnë në shkrimin e historisë së ‘Rouge dhe Bleu’”.

“Është gjithashtu një njohje e punës së të gjithë njerëzve që e bëjnë atë. Është e mundur që mbështetësit tanë të kenë një përvojë që është e denjë për angazhimin e tyre ndaj klubit”, përfundoi Arndt.

PSG me të drejtë mburret për besnikërinë e tifozëve të tyre, duke qenë klubi me shkallën më të lartë të rinovimit të biletave sezonale në Francë krahasuar me sezonin e kaluar (97.6 për qind).

Ndërkohë, 6,400 abonentët e strehuar në seksionin Virage Auteuil vazhdojnë të paguajnë 17 euro për ndeshje, të njëjtin çmim që paguanin në vitin 2016. Përveç kësaj, ka oferta për familje dhe shoqata rreth 20 euro për ndeshje.

Të fundit

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë, banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka shtuar 250 euro në kursimet e tij krahasuar me një vit më...

Funerali i Papa Françeskut, pse Putin vendosi të mos marrë pjesë personalisht?

Ministrja e Kulturës e Federatës Ruse, Olga Lyubimova, do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, duke përfaqësuar zyrtarisht Rusinë në këtë ngjarje...

E rëndë në Tiranë/ Fëmija sulmohet fizikisht në kopshtin privat, stafi fsheh ngjarjen

Një prind ka bërë një denoncim lidhur me trajtimin e fëmijës së tij në kopshtin privat “BUCKO” në Tiranë teksa thuhet se fëmija është...

”Mbani rininë në Atdhe që t’i shpëtojmë dimrit”/ Meta kujton shprehjen e Papa Franceskut

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh frymëzues në kuadër të fushatës elektorale, duke u ndalur te porositë e Papa...

Veliaj ankimon sekuestron e celularit, sot seanca në Apelin e GJKKO

Në Apelin e Posaçëm sot mbahet një seancë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj ka ankimuar sekuestron e celularit ditën e arrestimit nga agjentët...

Lajme të tjera

Web TV