Temperatura të pazakonta për tetorin, deri në 30 gradë, plazhet plot në Spanjë dhe Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është fund tetori, por turistët në rivierën franceze dhe pjesë të Spanjës, shijojnë rezet e diellit me rroba banje, lokale e shezlongët janë plot dhe moti është i ngrohtë mjaftueshëm për t’u larë. Në plazhin e Nicës të paktë janë ata që ankohen për ngrohjen globale.

 “Zakonisht është më freskët dhe në këtë periudhë bie shumë shi, prandaj moti kaq i ngrohtë është i pazakontë. Unë zakonisht notoj edhe në dimër kur temperatura e ujit është 11 gradë celsius, por tani temperaturat janë 20 ose 21 gradë kështu mund të notojmë pak më gjatë”,  thotë Rozemary, një nga plazhistet e shumta në bregdetin e Nicës.

Franca ka regjistruar temperatura 5 ose 6 gradë mbi normalen gjatë 10 ditëve të fundit, dhe Nica pritet të shënojë një rekord ditor prej 24 gradë celsius.

Në qytetin bregdetar të San Sebastian në veri, tradicionalisht i freskët e me reshje, termometri shënoi gjithashtu 30 gradë me qytetarët që mbushën plazhet.

 “Nuk janë temperatura normale, veçanërisht në këto data por ne jemi mirënjohës për motin, kështu kemi edhe më shumë punë”, shton Carlos, një kamerier në San Sebastian.

Miliona njerëzit që janë në ankth për rritjen e çmimit të energjisë, mund të mos i ndezin ende ngrohëset, dhe kjo është diçka e mirë, por gjithsesi ndryshimi i modeleve të motit është arsye për shqetësim.

Të fundit

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit....

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit. Masat ishin hequr sipas një...

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e...

Pse është zhgënjyer Hansi Flick nga Barcelona?

Gazeta katalanase “Sport” shkruan se Hansi Flick ka pritur më shumë nga klubi në merkaton e janarit. Ai është i kënaqur me faktin se Barcelona...

Lajme të tjera

Web TV