Sadio Mane flet për periudhën e mirë që po kalon tek Bayerni: “Ja çfarë bëjë çdo ditë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sadio Mane është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një person i rrallë. Senegalezi i dha fund aventurës 6-vjeçare me Liverpoolin në verë dhe zgjodhi të vijonte karrierën te Bayern Munchen.

Sulmuesi është përshtatur për mrekulli tek ekipi i Nagelsmann dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 11 gola dhe 3 asiste në gjithë kompeticionet.

Fitorja 6-2 ndaj Mainz, aty ku regjistroi një gol dhe dy asiste, ka ngjitur bavarezët përkohësisht në krye të renditjes, ndërkohë që Mane vijon të shfaqet i përulur dhe modest.

Edhe pse ka 30 vite mbi supe, goleadori afrikan deklaroi për Kicker se ai gjithmonë tenton të përmirësohet dhe të rrisë rendimentin e tij.

“Unë jam një lojtar që punon për ekipin Gjithmonë përpiqem të shënoj, dhuroj asiste dhe të fitoj ndeshje. Por, unë e di që mund të përmirësohem gjithmonë, në çdo aspekt, mund të jap edhe më shumë nga vetja.

Mendoj se mund të përmirësohem ende shumë në lojën time, në të dy fazat e lojës: si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Si skuadër jemi në rrugën e duhur, javët e fundit kanë qenë shumë pozitive për ne, por duhet të vazhdojmë të punojmë fort dhe të jemi të përqendruar”, deklaroi Sadio Mane.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV