VIDEO/ Gattuso mbetet i pandryshueshëm, ja se si tërheq dy lojtarët e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valencia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Barcelonës, por në fund doli pa pikë pas golit të Robert Lewandowskit në minutat shtesë. Gennaro Gattuso foli për Dazn në lidhje me disfatën e hidhur në “Mestalla”, duke mos e kursyer një mesazh për lojtarët e tij.

Kur luan me ekipe si Barcelona, ​​nuk të falen gabimet, nuk mund të gabosh. Skuadra ishte e guximshme, thjesht duhet të vazhdojmë kështu. Ekipi është i gjallë, loja është e mirë dhe mentaliteti i duhuri.

Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë. Valencia është një klub historik që ka luajtur finale të Champions League dhe ka fituar kampionate. Duhet të falënderojmë tifozët, të vazhdojmë me këtë stil dhe të marrim rezultate pozitive.

Më vjen keq për rezultatin, por jam shumë i lumtur që punoj në një klub si ky”, deklaroi ish-mesfushori i Milanit, i cili u bë sërish protagonist gjatë ndeshjes, pasi një tip gjaknxehtë si ai nuk ndryshon kurrë.

Ishte minuta e 72’, Gattuso kishte përgatitur dy zëvendësime, por Samu Castillejo dhe Toni Lato po vonoheshin. Një gjë e tillë tërboi trajnerin kalabrez, i cili u kërkoi të nxitonin për t’u futur në fushë në stilin e tij siç dallohet në videon e mëposhtme.

https://youtu.be/stzB-V4fp5A

Të fundit

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë...

Rama publikon pamjet nga Tirana: Do hiqen të gjitha ngrehinat pa leje

Kryeministri Edi Rama përmes pamjeve të aksionit për lirimin e hapësirave publike, të publikuar në rrjetet sociale, thekson rëndësinë e këtij procesi të iniciuar...

Milani ofron 30 mln euro për yllin e PSG, por duhen… dyfish më shumë

Milani ka interes për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos. Trajneri Luis Enrique nuk ka probleme me sulmuesin, por do të preferonte një lojtar...

Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, vijon kontrolli në të gjithë bregdetin shqiptar dhe në hapësirat ujore të brendshme. Policia Kufitare, në bashkëpunim me...

Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të Bypass-it. Flakët po përhapen me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV