A mund t’i shpëtojë hijes së Sali Berishës? Ja si përgjigjet Këlliçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belind Këlliçi ishte personi i parë nga Partia Demokratike që ka finalizuar kandidimin për primaret, ndjekur më pas nga Gert Bogdani.

I ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, Këlliçi garantoi se primaret në Partinë Demokratike do të jenë një proces i vërtetë dhe serioz.

Kur u pyet nëse mund t’i shpëtojë hijes së Sali Berishës në këtë garë, Këlliçi u shpreh:

“Sali Berisha nuk është kandidat për kryetar bashkie, është kryetar i PD-së. Ky është një proces që e vendos anëtarësia, simpatizantët dhe ata që duan të bëhen pjesë e procesit. Ju garantoj që do të jetë një garë model, do të ketë kandidatura serioze. Gjykoj që të gjithë po hyjnë me besimin absolut që do të jetë një proces serioz. Është proces i vërtetë, askush prej nesh nuk ka hyrë për të bërë sikur. Është garë e gjithëpranuar dhe uroj që të mos kemi asnjë incident deri në fund, edhe pse po tentohet që të anatemohen primaret”, tha ai.

“Unë nuk bëj pjesë te ekipi i zotit Berisha, nuk kam qenë as funksionar i tij, as ish-ministër dhe as ish-drejtor. Unë me zotin Berisha jam bashkuar vjet për parim dhe atij parimi i qëndroj edhe sot”, shtoi më tej Këlliçi.

Sakaq, deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën, si mjeku Ilir Alimehmeti, aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV