Gjithmonë krah Putinit! Erdogan mund ta ‘tradhtojë’ mikun e tij për… bukën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miqësia e Erdoganit dhe Putinit, nuk është më asgjë e re për Perëndimin.

Megjithatë, duket se ka diçka që mund ‘t’i fusë në sherr’ presidentin turk dhe atë rus.

Gazetari Abdylvehap Ejupi u shpreh gjatë një interviste televizive se nëse Rusia do të sulmojë anijet me grurë që nisen nga Ukraina, do të ketë një reagim nga Turqia, i cili do të jetë fatal për shtetin rus.

“Nëse Rusia sulmon anijet me grurë, do ketë reagim nga Turqia së bashkë me Kombet e Bashkuara, së bashkë me vende të tjera të marrin një vendim për sanksione edhe më të tepërta. Sanksionet e Turqisë do ishin fatale për Rusinë”, tha ai.

Gazetari sqaroi me tej se autoritetet turke janë në kontakt të vazhdueshëm me palën ukrainase dhe ruse.

“Turqia bëri thirrje në një komunikatë sot që përkrah marrëveshjen e realizuar për grurin edhe është në kontakt të vazhdueshëm me palën ukrainase dhe ruse”, u shpreh më tej gazetari.

Së fundmi situata është tensionuar dhe çmimet e larta të ushqimeve mund të rriten më tej pasi Vladimir Putin pezulloi dërgesat e grurit nga Ukraina. Putini prishi të gjithë marrëveshjen, pasi akuzoi britanikët se ndihmuan ukrainasit të kryenin sulme me dron në flotën e Detit të Zi të shtunën.

Të fundit

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi...

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters, e cila citon burime...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV