Kush është kandidati që i gjen opozitës 25 mijë vota për fitoren në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, deklaroi se opozitës i duhet ai kandidat që thith votat e elektoratit jomilitant dhe jopartizan.

Sipas llogarive të tij bëhet fjalë për 25 mijë vota, sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, që kandidati i duhur i opozitës duhet të mbledhë për të mundur Erion Veliajn.

“Në zgjedhjet e fundit në bashkinë Tiranë megjithëse janë zgjedhjet e përgjithshme, kandidati i opozitës duhet të sjellë 25 mijë vota më shumë se sa ka marrë ajo në vitin 2021, duke pasur parasysh se vetë PS ka marrë 51 për qind, bashkë me PSD-në ka marrë 53 për qind të votave në Tiranë.

E dyta, pavarësisht se çfarë mendojmë ne për z.Veliaj, ai është politikani i dytë më popullor në Shqipëri, pas Ramës, pavarësisht se ai e polarizon elektoratin se ka shumë njerëz që e urrejnë. Është një garë kundër dy politikanëve më popullorë që kanë pushtetin. Po të shikosh ai edhe i vetëm në zgjedhjet e vitit 2019 i ruajti të gjitha votat e PS-së.

Bëhet fjalë për një garë ku gjithë opozita bashkë duhet të gjejë 25 mijë vota në Tiranë dhe të mposhtë politikanin e dytë më popullor. Çështja shtrohet çfarë lloj kandidati mund ta rrijë këtë detyrë të vështirë? Dhe duke menduar se në vitin 2021 PD-ja grumbulloi të gjitha votat e veta, ne na thotë mendja se ato 25 mijë vota do të vijnë nga ai elektorat që nuk është partizan, nuk është militant dhe një logjikë e shkurtër do të ishte se një kandidat jopolitik do të ishte më i përshtatshëm për t’i bërë thirrje kësaj shtrese.

Lexo edhe :  Zbardhen emrat, Berisha i jep Metës katër deputetë të sigurt!

Kjo garë nuk është teknike, as se sa i keq është Veliaj, sepse aq keq sa është është i dyti më popullor. Çështja është se sa i mirë është ky kandidati i PD-së që do t’i fitojë këto vota”-tha Sejamini.

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV