Reforma territoriale/ PD propozon 6 qarqe nga 12! Ja si bëhet ndarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi Tyli, në cilësinë e bashkëkryetares së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, nga foltorja e Kuvendit ka shpalosur një raport të hartuar nga PD-ja, sa i takon kësaj çështjes.

Demokratja ka folur në emër të PD-së, duke kërkuar me insistim ngritjen e një komisioni të posaçëm për realizimin e reformës admisnitrativo-territoriale.

Sipas Çupit reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 është bërë nën trysninë e zgjedhjeve lokale, në mënyrë të njëanshme. Çupi propozoi disa ndryshime në reformën territoriale-administrative duke mundësuar realizimin e 33 bashkive.

Ne propozojmë që pushteti vendor të ndahet në dy nivele. Niveli i parë do të përfaqësohet nga bashkitë ndërsa në nivelin e dytë të përfaqësohet nga qarqet ose rajonet”, tha ajo.

Përsa i përket qarqeve, PD-ja propozon reduktimin e numrit të tyre nga 12 në 6 qarqe. Çupi thotë se qarqet duhet të bashkohen në këtë formë: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat, Vlorë-Gjirokastër.

Të fundit

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Lajme të tjera

Web TV